E bujshme nga Spanja, Ronaldo i gatshëm të heqë dorë nga Al Nassr dhe të rikthehet tek madrilenët

E bujshme nga Spanja, Ronaldo i gatshëm të heqë dorë nga Al Nassr dhe të rikthehet tek madrilenët

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është gati të rikthehet në Real Madrid, vetëm disa muaj pasi iu bashkua Al-Nassr në Arabinë Saudite. Media spanjolle ‘El Nacional’, shkruan se portugezi mund të rikthehet në skuadrën madrilene por këtë herë si ambasador i klubit dhe jo si lojtar.

Në nëntor, CR7 iu prish kontrata e tij me Manchester United pas një interviste me Piers Morgan në të cilën ai pretendonte se kishte refuzuar një ofertë të madhe nga Arabia Saudite.

Marrëveshja mësohet të jetë ofruar nga presidenti i Real Madridit, Fiorentino Perez. Ronaldo duket tashmë i gatshëm të heqë dorë nga paga prej 210 milionë eurosh në sezon që i ofron klubi saudit. Në rast se nuk rikthehet si ambasador i Real Madridit, media spanjolle shkruan se një tjetër mundësi është që legjenda portugeze t’i bashkohet skuadrës së Newcastle United nëse këta të fundit kualifikohen në Champions League.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha