E bukura e dheut

E bukura e dheut
E bukur si një yll i kinemasë, vetëm 17 vjeç, me peshën e një sëmundje të rrallë, të rëndë, por që sot na fali kaq shumë dritë.  Historia e Ambra Medës na ka shoqëruar prej gati një viti e gjysëm, fillimisht me lajmin e keq për kancerin e rrallë që kishte prekur veshkën e saj e që po përhapej me shpejtësi, apelin e gazetarit Dëfrim Methasani në mediat sociale dhe gjithë mobilizimin e mediave, njerëzve të mirë, për ta ndihmuar Ambrën për kurimin në Gjermani.

Më e keqja duket se ka kaluar. Mediat gjermane këto ditë shkruajnë të mahnitura për mrekullinë që ka ndodhur me vajzën shqiptare: 15 kimioterapi të përballuara, një terapi shumë e kushtueshme dhe e vështirë, duket se ka rikthyer shpresat për shëndetin e saj.


(Djathtas Ambra Meda me motren e saj Ilda, gjate marrjes se terapise, ku Ambra humbi dhe floket e saj te gjate. Motra solidaritet me shamine ne koke)

Shumë nga ne kanë provuar vuajtjen e madhe kur një i afërm, mik, shok përballet me momente të vështira, ekzistenciale, absurde, sidomos kur bëhet fjalë për të rinj në moshë. Shumë mobilizohen, bëjnë të pamundurën të ndihmojnë, seicili me mjetet dhe mundësitë e veta. Dikush nuk ia del mbanë, por ka raste të tjera, kështu si dhe eksperienca e Ambra Medës na mëson, se shpresa dhe lufta për jetën duhet bërë me optimizëm dhe me të gjitha mjetet e mundshme, me forcë dhe me buzeqeshje.

Mes lajmeve të ndryshme të ditës, lajmi i mirë për Ambrën është më i lexuari, më i shpërndari. Mund të shihet lehtësisht në homepage-n e shqiptarja.com ku renditet i pari mes më të lexuarve dhe me mbi 5 mijë share, që rrallë ndodh për një lajm.
Dy leksione nga Ambra Meda: Forca e paimagjinueshme që fshihet brënda njeriut dhe se e mira, e bukura fiton. Veç bukurisë fizike, të tjera bukuri e bëjnë Ambrën sot, për mua, më të bukurën në botë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë