E dehur shtypi dy të rinjtë shqiptar, flet për herë të parë vajza italiane

E dehur shtypi dy të rinjtë shqiptar, flet për herë të parë vajza italiane

Itali- "Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu është shprehur nga qelia e burgut vajza italiane, Irina Vetere e cila më 30 qershor shtypi për vdekje dy të 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja. 

30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore. Ajo mbrëmjen kur nodhi aksidenti kishte konsumuar rreth 5 herë më shumë alkool sesa e lejon rregullorja për t'i dhënë makinës.

Pas ngjarjes, Vetere ishte shtruar në spital pasi kishte marrë gjithashtu dëmtime gjatë aksidentit, si dhe për shkak të gjendjes së shokut. Ajo u transferua në burg pak ditë më vonë, ku edhe qëndron tani.

Avokati mbrojtës thotë se 30 vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportisti: 13/07/2019 07:16

    Porca miseria quanto è bella questa! Eshte per te ardhur keq edhe per kete!

    Përgjigju
    • doda: 16/07/2019 14:31

      Pijanece.Sportist i sporteve tgabuara.Ajo max ne Itali mbas gjasht muajve eshte jasht burgut kurse kta cunat si kthen kush ne jet.Adolesh..ent..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë