Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Gjermani, ku një i ri shqiptar dhe vajza e tij 6-muajshe janë ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti.
Aksidenti është raportuar edhe nga mediat gjermane, të cilat bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Elvis (Agim) Muçaj nga Lluka e Epërme në Deçan.
Në lidhje me këtë ngjarje ka shkruar edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.
“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6 muajsh, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfshatarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit!”, shkruan Ramosaj në rrjetet sociale.