Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata.
IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.
"Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) në qarkun Shkodër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Në veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
në vendet malore: 2 / 12 °C
Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) dhe nesër (e diel, dt. 25) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore", thuhet në postimin në rrjetet sociale.
P.J/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.1%
-
Jo
34.9%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 4119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beja prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti: Të forcojmë shërbimet dhe cilësinë
3 Prill, 09:37
-
IKMT sërish aksion në Vlorë/ Prishet ndërtesa që pengonte lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin, qytetarja kundërshton: Është prona ime
3 Prill, 09:16
-
Himarë/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
2 Prill, 20:04
-
42-vjeçarja në Vlorë denoncon fqinjin për dhunë: Më shtrëngoi nga fyti dhe më theu telefonin! (VIDEO)
2 Prill, 20:01
-
Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit, Report Tv zbardh EMRAT! Autoriteti i Dosjeve: 410 persona në kërkim nga familjarët
2 Prill, 16:57
-
Gjyqi ndaj Kristjan Shkrelit/ Rrëfehen dëshmitarët, SPAK kundërshton deklaratat: Ndryshuan dëshmitë për votat dhe makineritë!
2 Prill, 16:02
-
33 shoferë në ndjekje penale në Shkodër, mbi 1300 gjoba për parkim të gabuar gjatë marsit
2 Prill, 15:20
-
Autorë të disa vjedhjeve në Vlorë e Sarandë, tre të arrestuar! Mes tyre një 18-vjeçar dhe një i mitur
2 Prill, 14:47
-
Në kërkim për kultivimin e 130 bimëve kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Vaun e Dejës
2 Prill, 13:38
-
'Amaneti i martirëve na thërret', Ilir Meta kujton 2 Prillin nga burgu: Të bashkohemi kundër narkodiktaturës
2 Prill, 12:45
-
Incident tek memoriali i 2 prillit në Shkodër, militanti i PD-së përdhos kurorat me lule të Bashkisë, reagon Benet Beci: Respekt i përjetshëm për dëshmorët
2 Prill, 12:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47