E dizenjuar nga Stefano Boeri/ Shkollë e re 9-vjeçare me para-shkollorë në Tiranë! Do mbajë emrin 'Andrea Stefani' (FOTO)

TIRANË-  Rreth 1000 nxënës të zonës së Astirit dhe të Doganës do të kenë shumë shpejt një shkollë të re. E dizenjuar nga Stefano Boeri, shkolla 9-vjeçare me para-shkollor do të mbajë emrin e gazetarit e publicistit të njohur "Andrea Stefani", ndarë papritur nga jeta në vitin 2016 që po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”,

Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet ditën e sotme punimet ku tha se 2021-shi  do të jetë viti rekord i hapjes së shkollave të reja.

“Për qytetin, është një ditë e mrekullueshme kur mbyllet një bingo apo një dyqan bixhozi dhe hapet një shkollë e re. Më vjen mirëqë kjo shkollë do të mbajë emrin “Andrea Stefani”, e një gazetari të drejtë e të ndershëm, për t’u kujtuar të gjithëve se ka ekzistuar një kohë kur gazetaria nuk vilte gjoba dhe kur gazetari përfaqësonte të vërtetën, duke kritikuar çdo lloj pushteti. Shkolla do të ketë 1 mijë banka për fëmijët e Njësisë 11, Njësisë 7, pra të pjesës fundore të “Don Boskos”, Doganës dhe rrethrrotullimit ‘Shqiponja”, tha Veliaj.

Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit. Krahas paketës prej 17 shkollave të reja, kryeqyteti do të ketë edhe 11 të tjera që do të ndërtohen me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti. Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • maksi: 17/08/2020 00:13

    SHKOLLAT te ndertohen larg autostrades ,,,sepse duhet te evitohen zhurmat qe vijne nga makinat.....

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 14/08/2020 16:31

    Nuk kam asgje kundra gazetarit shume te respekuar andrea stefani.por me ben pershtypje pse duhet ti vihet emri i tij nje shkolle.ka pak arsimtare kontribues te dalluar per shkollen?

    Përgjigju
    • Peti: 15/08/2020 12:14

      Pikerisht! Nuk ma ka enda te flas per te vdekurin, por besoj ka njerez me kontribute shume me te medha per kulturen shqiptare se i ndjeri Andrea Stefani. Une besoj se shkollave u duhen vene emrat e njerezve qe kane te pakten 50 vjet qe kane vdekur. Sepse kesisoj historia ka kohe ti gjykoje me paanshmeri.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja