Spartak Ngjela: E djathta shqiptare duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë kryeministër një person që është non grata në SHBA

Spartak Ngjela: E djathta shqiptare duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë kryeministër një person që është non grata në SHBA

Sali Berisha

Berisha dhe përkrahësit e tij menduan se, me ardhjen e Trump si Presidenti i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane në raport me Shqipërinë, do të ndryshojë. Dhe dihet se e gjithë shpresa e tyre ka qenë, është dhe do të mbetet, gjithmonë te mundësia e shfuqizimit të ligjit që ka krijuar SPAK - un.

Me ato që po shohim, një gjë e till nuk ndodhi, dhe nuk ka fare mundësi të ndodhë.

Po korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri, nuk e kupton që SPAK sot është shpresa e shqiptarëve, që ata të shpëtojnë nga vjedhja tridhjetvjeçare që iu kanë bërë qeveritë që kanë ardhur njëra pas tjetrës në Tiranë.

I.

Në lidhje me këtë rast na duhet të theksojmë:

Ka një aksiomë në teorinë e të drejtës penale, e cila thotë se: i akuzuari shpesh e më shpesh gënjen veten dhe e beson gënjeshtrën e vet që akuza kundër e tij do të bjerë.

Kurse pushtetarët e lartë të vendeve të vogla, të akuzuar, gjithmonë kërkojnë një ndryshim ndërkombëtar, të cilin ata e paraqesin para opinionit të tyre publik sikur, ai ndryshim, ka ardhur njëhetësh edhe për të shpëtuar nga akuza penale të akuzuarin e lartë.


Dhe këtë gjendje emocionale të korruptuarëve,  edhe pse dihet që këta persona devijojnë në logjikë nga frika e akuzës penale, letërsia, si fenomen psikologjik, e ka shfrytëzuar për të shkruar drama komike apo dhe komedi letrare të llojrve të ndryshme.

Kjo ndodhi edhe në Shqipëri.

Saliu dhe përkrahësit e tij, me mëndjelehtësinë që përmendëm në lart, thanë: Bajdeni iku, dhe Trump do t'ia heqë Berishës nongratën që i ka vendosur Departamenti i Shtetit në Uashington.
II.

Por, për të gjithë ata që e njohin kushtetutën e Shteteve të Bashkuara dhe e dinë se ç'do të thotë një president i zgjedhur në Amerikë, të tëra ato që tha Berisha dhe njetëzit e tij, i ndienë si komedi.

Dhe ja, dje, perdia u ngrit, dhe politika e lartë amerikane deklaroi se nongratat nuk kanë asnjë mundlsi që të hiqen.

Dhe nuk kishte mundësi të ndodhte ndryshe, sepse, kjo është kushtetutshmëria amerikane: asnjë lëshim për korrupsionkn antiamerikan.

Dhe prandaj, për këtë rast duhet të kuptohet se, veprimtaria antiamerikane është një akt me ndjeshmëri të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe kjo shfaqet botërisht me ndëshkim nëpërmjet Sekretarit të Shtetit por, për raste të veçanta, edhe si akt i Presidentit të Amerikës.

Kjo ka ndodhur edhe me procesin nongrata kundrejt Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj e djathta shqiptare duhet ta ketë të konsideratë faktin që, në Shqipëri sot, ajo parti e cila e ka kryetarin e saj person të shpallur nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: duhet ta ketë parasysh se ky person nuk mund të jetë kryeministër i Shqipërisë.

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)

Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)