Partitë politike kanë mbyllur fushatën pa mitingje të mëdha, shoqëruar kjo me pak entuziasëm, pasi ndjenja që mbizotëron tek të gjithë grekët është, zemërimi dhe revolta për shkak të krizës ekonomike që ka mbërthyer prej kohësh vendin. Shumica e qytetareve shprehet mosbesuese ndaj dy partive të mëdha PASOK dhe Demokracia e Re, duke mbështetur partitë e vogla që pozicionohen kundër reformave të imponuara nga Berlini dhe Brukseli.
Andonis Samaras lideri i Demokracise se Re që sipas sondazheve pritet të jetë kryeministri i ri I vendit ka deklaruar se vendi ka nevojë për stabilitet.
Rrjeti britanik BBC vë në dukje, se "vendi ku lindi demokracia, po përballet tani me një test të vështirë në aspektin e sistemit politik" dhe se e diela mund të shkaktojë një Euro-stuhi.
(jd/shqiptarja.com)