SHKODËR- Rikthehen tensionet në KZAZ nr3 në qytetin e Shkodrës. 

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se kryebashkiakja Voltana Ademi ka debatuar me policinë, ku ka kërkuar që të bëhet lirimi i ambjenteve të shkollës "Shejnaze Juka" me argumentin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pasi presidenti Meta ka zhdekretuar 30 qershorin. Mësohet se Bashkia e Shkodrës ka ngritur padi penale kundër Drejtorisë së Policisë së këtij qytetit për shpërdorim detyre. Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se uniformat blu nuk kanë bërë punën e tyre, për të mbështetur administratën në lirimin e ambienteve të shkollës "Shejnaze Juka", e shndërruar në KZAZ.

"Duke qënë përpara faktit se jemi para një Dekreti të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet të cilit është anulluar data 30 Qershor 2019, si datë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, rrejdhimisht KZAZ-të dhe Policia e Shtetit  nuk mund të ushtrojnë funksionet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë pasi nuk jemi përpara zhvillimit të proçesit zgjedhor", shkruhet në padinë e ngritur nga Bashkia e Shkodrës.

VIDEO/Debati i plotë i Voltana Ademit me punonjësit e policisë

Shkodra ka qenë kryeqendër e zhvillimeve të fundit politike. Tre ditë më parë, përfaqësues të PD-së me në krye ish-deputetin, Bardh Spahia kanë djegur dy klasa në shkollën "Shejnaze Juka" si dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme tësaj, me qëllimin për të shkatërruar materialet zgjedhore. Ndërkohë vetëm një ditë më parë, militantë të PD-së me në krye Voltana Ademin e kanë pritur kryeministrin Edi Rama me protesta në Shkodër, për të penguar zhvillimin e takimit elektoral. Ndonëse takimi u shty me 45-minuta, protesta nuk e pengoi kreun e qeverisë që të prezantonte para shkodranëve kandidatin për Bashkinë, Valdrin Pjetrin.

Ndërkohë më herët, PD në Shijakut i ka dërguar një letër, KZAZ dhe kryetarit të Bashkisë së Shijakut që të ndalin procesin zgjedhor, duke kërkuar që të vihet në bashkisë dekreti i Metës. Githashtu ka pasur zhvillime të tjera në Kavajë dhe në Tropojë, pas sulmeve të KZAZ-ve në këto dy qytete.

(Kliko këtu për të lexuar kallzimin e Voltana Ademi)

Kërkesa e PD dega Shijak

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Tropojë/Shqyen derën e Muzeut të shndërruar në KZAZ/ Gjykata lë në burg 3 protestuesit (FOTO)

Gjykata e Tropojës ka lënë në burg tre mbështetësit e PD-së që sulmuan KZAZ. Në burg është lënë në Amarildo Gecaj, Ndriçim Ndrepepaj dhe Arbër Ulndreaj. Ata kanë shqyer derën e muzeut të qytetit duke marrë materialet zgjedhore, të cilat më pas i hodhën në rrugë. Ndërkohë katër protestues të tjerë janë lënë të lirë.

Ora 16:34
Sulmi ndaj KZAZ- së në Kavajë, arrestohet një i shpallur në kërkim

Një militantë i PD-së i cili ishte shpallur në kërkim pas sulmit në KZAZ në Kavajë është arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë 41- vjeçari E.D., banues në Kavajë. E.D., sulmoi policët me sende të forta dhe bomba molotov.