‘E donte shumë detin’, dëshmitë nga mbytja e 7- vjeçarit shqiptar në Kretë, Nëna ishte në shtëpi, babai në punë

‘E donte shumë detin’, dëshmitë nga mbytja e 7- vjeçarit shqiptar në Kretë, Nëna ishte në shtëpi, babai në punë

1717270099_greqifemija.JPG

Detaje të reja kanë dalë nga mbytja e fëmijës shqiptar 7 vjeçar në Kretë të Greqisë.

Sipas mediave greke, fëmija i ishte shmangur vëmendjes së nënës së tij dhe kishte shkuar për të notuar me një mik në zonën e Arvit.

Fatkeqësisht 7 -vjeçari është marrë nga dallgët dhe për pasojë ka humbur ndjenjat, ndërsa më pas është gjetur në portin afër vendbanimit nga kalimtarët.

Nëna e tij pak muaj më parë solli në jetë fëmijën e dytë të familjes dhe në momentin që ndodhi tragjedia ajo ishte në shtëpi me foshnjën, ndërsa babai në punë.

Nikolla i vogël ishte me origjinë nga Shqipëria dhe jetonte me prindërit e tij vitet e fundit në Arvi.

Kryebashkiaku i Viannos, Pavlos Baritakis, tha se ai ishte një fëmijë që e donte shumë detin, ndërsa theksoi se ky plazh nuk ka roje shpëtimi.

“Fëmija e donte shumë detin dhe i shpëtoi vëmendjes së prindërve, si pasojë e të cilit humbi jetën. Nuk ka një roje shpëtimi”, tha ai.

Ndërsa, një banor i zonës që ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa jetë, thotë se menjëherë ka ngritur alarmin.

“Nuk frynte erë, por kishte valë, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e solli në port, por kur kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, nuk merrte frymë. Nuk kishte njeri në plazh që ta shihte fëmijën”, tha banori.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Kretë, 7-vjeçari shqiptar mbytet teksa lahej në det! Dëshmitë: S’kishte roje plazhi


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Eh sa shumë shërbime ju bëjnë 'Atyre'!

Eh sa shumë shërbime ju bëjnë 'Atyre'!