E dyta e PD në Qarkun e Tiranës:
Pro kanabisit, ju stimulon oreksin

E dyta e PD në Qarkun e Tiranës:<br />Pro kanabisit, ju stimulon oreksin
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në momentin që u fut në çadër përpara kryeministrisë armën më të fortë të akuzave ndaj Edi Ramës kishte luftën ndaj kanabisit.

Mirëpo që pas marrëveshjes me Ramën që çoi edhe në përfundimin e krizës politike në Shqipëri, kjo akuzë e fuqishme e Bashës ndaj kreut të qeverisë ka humbur nëpër gërmat e Republikës së Re.

Kreu demokrat, e ka marrë këtë kthesë, ndoshta edhe pasi është bindur nga ekipi më afër tij për efektet pozitive të Kanabisit.

Orjola Pampuri kandidatja e dytë e Republikës së Re në Tiranë, në një shkrim të botuar dy vite më parë në gazetën Dita, ka shpjeguar efektet pozitive të Kanabisit.

Shkrimin ajo e ka bërë në bashkëpunim bashkëshortin e saj dhe shprehen të bindur se përdorimi i Kanabisit ka edhe të mirat e saj teksa thonë:

Megjithatë, duke pasur parasysh interesin terapeutik ndaj kanabisit, për të trajtuar dhimbjen dhe disa sëmundje përfshi këtu edhe epilepsinë tek fëmijët, një substancë e tillë nuk bën pjesë tek të preferuarat e përdoruesve të rregullt të drogave për shkak të ndikimit më të dobët psiko-aktiv krahasuar me substancat e tjera.

Kanabisi gjithashtu stimulon oreksin dhe redukton të vjellat, ndikon në qetësimin e dhimbjes, inflamacionin dhe spazmat.

Kanabisi është një substancë jo-psikoaktive që qetëson dhimbjen dhe spazmat, kontrollon krizat epileptike dhe mund të ndërhyjë deri në trajtimin e psikozës dhe varësisë.

Studimet e fundit theksojnë që kanabisi mund të trajtojë sëmundjet auto-imune, dhimbjen, inflamacionin, krizat, çrregullimet si pasojë e përdorimit të substancave psikotike dhe çrregullimet psikiatrike gjithashtu"
./lexo.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur