Megan Fox pavarësisht se është e fejuar me Machine Gun Kelly, aktualisht dëshiron të krijojë një marrëdhënie romantike me dikë të ri dhe konkretisht është në kërkim të një partnereje.
Një ditë para ndërrimit të viteve, Megan postoi dy selfie në Instagram me mbishkrimin: "Aktualisht po kërkoj një të dashur. Ju lutemi dërgoni aplikimet në DM".
I fejuari i saj ishte i pari që komentoi në atë postim duke shkruar "Unë nuk mendoj se ti ke kapacitetin për të paraqitur këtë kërkesë."
Machine Gun Kelly i propozoi Meganit në janar 2022 pas gati dy vitesh lidhje dhe çifti është përfolur për lirshmërinë dhe ekstravagancën e tyre në çdo dalje publike, duke filluar që nga veshja e më pas te sjellja dhe kimia që kanë me njëri-tjetrin.
Ky vendim i saj për të krijuar një marrëdhënie paralele e ndërkohë më një vajzë nuk vjen surprizë për publikun që e ndjek. Megan, 36 vjeç, ka qenë prej kohësh e hapur për orientimin e saj seksual. Në një intervistë vite më parë, ajo përmendi se kishte fiksim Jenna Jameson dhe aktoren Olivia Ëilde dhe zbuloi se kishte patur një marrëdhënie romantike të shkurtër me një striptiste kur ishte 18 vjeçe.
"Unë nuk jam lezbike. Thjesht mendoj se të gjithë njerëzit kanë lindur me aftësinë për t'u tërhequr nga të dy gjinitë. Dua të them, unë mund ta shoh veten në një lidhje me një vajzë", tha Megan në një intevistë në vitin 2008.
Një vit më vonë, ajo tha për Esquire se "nuk ka asnjë dyshim në mendjen time për të qenit biseksual".
Në qershor të vitit 2021, Megan, e cila ka tre fëmijë: Noah, 10 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 6 vjeç me ish-bashkëshortin Brian Austin Green festoi “Muajin e Krenarisë” duke bërë një manikyr me ngjyrat e ylberit
Aktorja shkroi një postim në Instagram asokohe, "Vendosja e B (biseksuale) në #LGBTQIA për më shumë se dy dekada".