Kjo është historia e çuditshme e Marilyn Mansfiel, gruas me një koleksion të rrallë prej 300 kukullash me pamje reale të bëra me dorë. Mbajtja e një bebeje mund të jetë një moment stresues për shumë njerëz, por për këtë grua është realizimi i ëndrrës së jetës.
Ajo ka harxhuar dhjetra mijëra dollarë për të realizuar “shtëpinë e kukullave” me vogëlushet të cilat trajtohen sikur të jenë të vërteta. Çdo dhomë në shtëpinë e saj në Staten Island në New York është e mbushur me kukulla, për të cilat ajo kujdeset sikur të ishin fëmijët e saj.
Fatmirësisht ajo ka gjetur gjithë përkrahjen e familjes, bashkëshortit dhe dy fëmijëve të saj, të cilët kujdesen dhe janë ambientuar me kukullat bebe. Marilyn është 36 vjeç dhe tregon se i përkëdhel, i ushqen, i shëtit dhe kujdeset për veshjen e të gjitha kukullave njësoj siç ka bërë dikur me fëmijët e saj të vërtetë.
Ajo tregon gjithashtu se ka nisur ta mbledhë këtë koleksion që prej moshës 8vjeçare kur mori kukullën e saj të parë. Marilyn shpeshherë kritikohet nga njerëzit për shkak se kjo lloj varësie nga kukullat nuk duket as e shëndetshme mendërisht dhe njëri prej tyre madje thotë se disa prej kukullave janë të frikshme.
Megjithatë disa të tjera intrigohen nga realizimi tepër realist i tyre pasi ato ngjajnë sikur të jenë foshnja të vërteta.
VIDEO
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEORedaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)