E frikshme historia e 22-vjeçarit
Humbet kujtesën deri 16 vjeç

E frikshme historia e 22-vjeçarit<br />Humbet kujtesën deri 16 vjeç<br>
Qershorin e shkuar, Anton Holi është lëshuar përtokë ndërkohë që priste trenin për të mbërritur. Kështu, vetëm nga një gjendje të fikti dhe zalisje, nisi aventura e Antonit, i cili nuk mban mend asgjë që i ka ndodhru deri në moshën 16-vjeçare.

Pas zalisjes Holi u transferua në spital, ku doktorët e diagnostifikuan me encefalit, një lloj inflamacioni i trurit. Antoni ka qenë i infektuar me meningjit që ka evoluar në encefalit dhe u ky i fundit ka prodhuar një gjendje e cila "ka venitur" kujtesën e tij.

Pas këtij incidenti, Holi nuk ishte në gjendje të kujtonte të ëmën, të motren, shokët e as emrin e tij. Atij ju desh rë rimësonte se si të lahej, si të krihej dhe si të shkonte në tualet, pasi asnjë prej këtyre veprimeve nuk i kujtonte dot.

Sot 22-vjeçari është punonjës në një super market. Ai nuk ka asnjë kujtim nga festat familjare, nga mësuesit a shokët e tij, nga lodrat e tij të preferuara a nga ditëlindjet e tij të para 16 viteve.

“Të humbasësh kujtesën do të thotë shohësh jetën tënde si një film. Nuk është e këndshme. Ata më flasin për gjërat që unë kam bërë, por unë nuk e kuptoj se çfarë po më përshkruajnë”, rrëfen Antoni.

Personat që e morën nga vendngjarja e qershorit dëshmojnë se u është dashur të hapin celularin e tij në mënyrë që të gjejnë një mënyrë kontakti me familjarët.

Pas dy javësh në spital, Holi arriti të kujtonte se kush ishte. Ai e la spitalin pas një muaji.

“Shikoja njerëzit e mi të dashur dhe nuk arrija të perceptoja zërat e tyre, nuk mund të flisja dhe shpërtheja në lot”, përshkruan 22-vjeçari ditët e tij të para pas aksidentit.

Antoni deklaron se në momentet e para pas aksidentit, mendonte se ishte ende në stacionin e trenit.

“Kam harruar vitet e fëmijësirë, vitet e shkollës, gjithçka çfarë kam mësuar. Nuk mbaj mend lodrat e mia, nuk mbaj mend kushërinjtë, është e frikshme”, është shprehur i riu.

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore