E FRIKSHME! Ministri i brendshëm i Turqisë publikon videon: Grekët po djegin me benzinë emigrantët

E FRIKSHME! Ministri i brendshëm i Turqisë publikon videon: Grekët po djegin me benzinë emigrantët

Pas tensioneve dhe akuzave të ndërsjella gjatë konferencës për shtyp javën e kaluar mes ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias dhe atij turk Mevult Cavusoglu.

Kësaj here Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu publikoi një video në Twitter për të cilën pretendon se është provë sesi forcat greke të sigurisë po përpiqen t’u vënë flakën emigrantëve të jashtëligjshëm.

Ai shkroi në një përshkrim të videos se policia greke po spërkat me benzinë emigrantët, të cilët nuk u raportuan të përpiqeshin t’i vinin flakën. Ai shprehet se kjo është një masakër që po ndodh nën kujdesin e Evropës.

Evropa do të hyjë në histori si shtytësi i kësaj të keqeje sepse ajo ka prishur Greqinë dhe po hesht për atë që po ndodh atje”, shkroi Soylu në Twitter.

Turqia dhe Greqia kanë pasur përplasje të vazhdueshme në lidhje me situatën e emigrantëve. Shkurtin e kaluar Turqia hapi kufijtë duke bërë që me ditë me rradhë emigrantët të qëndrojnë në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë