Një histori e frikshme ka marrë jetë në Brazil, ku një grua dhe vajza e saj nëntë vjeçare thuhet se janë detyruar të gërmojnë varret e tyre para se të varroseshin nën një oborr nga partneri i së emës.
Pretendimi tronditës u raportua nga vajza adoleshente e gruas së vdekur gjatë marrjes në pyetje nga detektivët në Brazil. Trupat e tyre u gjetën në oborrin e shtëpisë së familjes. Pas analizave të bëra u zbulua se Cristiane ishte goditur me thikë ndërsa Karoline kishte marrë një goditje në kokë.
Oficerët e policisë bënë zbulimin në 2 shkurt, pasi u bënë dyshues për gërryerjet në pronë. Fqinjët pretenduan se Belinato nuk e lejonte adoleshenten të dilte nga shtëpia dhe thuhej se ishte shumë kontrollues. Sipas Globo, vajza 16-vjeçare është arrestuar gjithashtu për përfshirje në krim. Detektivët thanë se adoleshentja tregoi se trupi i motrës së saj ishte varrosur pranë një pishine plastike në oborr, aty ku policët e gjetën.
Shefi i policisë Filho tha: "Vajza tha që nëna e saj u largua me vajzën e saj të vogël pasi u njoh me një të dashur, por deklaratat ishin kontradiktore dhe ne shkuam për të hetuar".
Policia gjithashtu zbuloi se Belinato kishte hyrë në llogarinë bankare të viktimës. Hetimi për krimin e tmerrshëm është duke vazhduar.