Një 15-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga tarraca e një objekti fetar në Brescia, Itali.

Adoleshenti ka hipur në shenjtoren e “Madonna del Castello”, një perlë arkitektonike e zonës ku shumë të rinj dhe të rritur shpesh përshkojnë shkallët e jashtme të ndërtesës fetare për të shkuar në tarracë, e cila është rreth dymbëdhjetë metra e lartë.

Sipas gazetës lokale të këtij qyteti, adoleshenti ditën e djeshme është hedhur nga tarraca e shenjtores “Madonna del Castello” pasi një vajzë e kishte hequr nga lista e miqve në Facebook.

Ky është i vetmi motiv që japin edhe autoritetet italiane. Djali pak para se të hidhet nga tarraca ka bërë një fotografi, të cilën më pas e ka postuar në Instagram.

Në të ai kishte shkruar datën e lindjes dhe datën në të cilën u vetëhodh. Familjarët janë të shokuar nga ky veprim i djalit të tyre 15-vjeçar dhe janë në gjendje të rëndë psikologjike. 

Të parët që janë marrë në pyetje nga forcat e rendit kanë qenë miqtë, të dëshpëruar për çfarë kishte ndodhur dhe mbi të gjitha për motivet që e kishin shtyrë në këtë gjest.
 
Për më tepër djali kishte shkruar një sërë postimesh në profilin e tij duke qene një gjendje shpirtërore negative.

Mediat lokale italiane shkruajnë se e gjithë kjo ngjarje është fryt i një shoqërie rinore që jeton gjithnjë e më shumë në realitetin virtual në vend të atij human.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)