E fundit/ FNSH dhe 'Shqiponjat' pika kontrolli dhe patrullime në Elbasan, Berat e Vlorë në 'sitë' automjete të ndryshme

Në 3 qytete të ndryshme të vendit, në Vlorë, Elbasan dhe Berat raportohet se forca të shumta policie kanë ushtruar kontrolle dhe kanë ngritur postblloqe në zona të ndryshme. 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Të ndihmuara nga forcat 'Shqiponja' dhe policia e Elbasanit po bëjnë patrullime dhe kanë ngritur pika kontrolli në qytet.

Në Vlorë postblloku i parë ka qenë në hyrje të qytetit. Ndërkohë që postblloqet janë të lëvizshme edhe në vende të tjera në qytetin e Vlorës.

Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit,duke ngritur postblloqe të shumta në hyrje e dalje të Beratit. Pika të shumta kontrolli janë ngritur jo vetëm në Berat por edhe në çdo hyrje e dalje të qyteteve: Kuçovë, Dimal, Poliçan e Skrapar. Burimet policore bëjnë me dije se, kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale,kapjen e personave në kërkim si dhe për rritjen e sigurisë rrugore. Mësohet se në çdo hyrje dhe në dalje të Beratit dhe 4 qyteteve të tjera të qarkut,janë ngritur pika kontrolli,pjesë e të cilave janë bërë të gjithë sektorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,duke filluar që nga inspektorët e krimeve e trafiqeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor. Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë,ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet, për tu verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit. Kontrollet policore nuk janë përqendruar vetëm në rrugët e qytetit,por edhe në baret e lokalet,që dyshohen për ushtrimin e veprimtarive të paligjshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet