TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot seancën në ngarkim të 10 anëtarëve të bandës së biznesmenit Jurgen Molla, të cilët u arrestuan në vitin 2016. Në total gjithë grupi është dënuar si më poshtë
Kreu i bandës, biznesmeni Jurgen Molla është dënuar me 10 vite burg.
Shyqyri Kotorri është dënuar me 9 vite dhe 4 muaj burg.
Anest Koromani është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg
Arif Çiço është dënuar me 9 vite e 4 muaj
Enver Kurtulus është dënuar me 8 vjet e 8 muaj burg
Abubekir Tuncedemir është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg
Blerim Ukimeraj është dënuar me 8 vite burg
Elmi Thaci është dënuar me 8 vite burg
Orges Myftaraj është dënuar 8 vite e 8 muaj burg.
Në total i gjithë grupi ka përfituar 1/3 ulje të dënimit, pasi gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.
Shqiptarët Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Anest Koromani, Klaudio Veizaj dhe Orges Myftaraj, ata nga Kosova; Arif Çiço, Blerim Ukimeraj dhe Elmi Thaqi si dhe të pandehurit turq, Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir akuzohen për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Të pandehurit e këtij procedimi penal janë pjesë e një rrjeti të gjerë të arrestuarish, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në linjën Turqi-Kosovë/Greqi-Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian përgjatë viteve 2015-2016. Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri dhe Anesti Koromani kanë luajtur rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut të drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë.
Para se të arrestohej, Molla njihej si biznesmen në Lezhë me një aktivitet të zgjeruar në fushën e ndërtimit. Në njërin prej përgjimeve të dhjetorit 2015, Molla mburrej se kishte paguar 150 mijë euro për transferimin e një prokurori nga Krimet e Rënda në drejtim të Shkodrës.
Prokuroria renditi 4 episode të trafikut në kërkesën për gjykim, ngjarje këto të ndodhura nga qershori 2015 deri në mars të vitit 2016. Sipas saj, Arif Çiço nga Kosova, së bashku me të pandehurit turq Enver Kurtulus dhe Abubekir Tuncdemir kanë luajtur rolin e ndërmjetësit në sigurimin e heroinës, ndërsa të pandehurit e tjerë kanë pasur role ndihmëse.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3274
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
17 Nëntor, 09:45
-
Shkatërrohet grupi krimal që furnizonte Italinë me drogë nga Amerika e Jugut! Kapen 2 ton kokainë, vlera 70 mln euro! 23 të arrestuar në Itali, 2 në Shqipëri! U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC (EMRAT)
6 Nëntor, 11:12
-
Shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Trafikuan kokainë me vlerë 5 mln euro brenda 6 muajsh! 5 të arrestuar (VIDEO)
5 Nëntor, 13:01
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor, 13:01
-
Trafik droge në Shqipëri e Itali, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 15 shqiptarëve: Llogari bankare, 25 subjekte tregtare, 43 makina e 18 prona! U arrestuan në dosjen 'Muratori'
27 Tetor, 11:02
-
'U pastruan 1.25 mln € droge', SPAK dërgon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi, 2 vëllezërit e dënuar në Belgjikë e administratorin e shoqërisë 'Ledio 4'
25 Tetor, 08:58
-
Prokuroria dërgon në gjyq të shumëkërkuarin Fatjon Murati: Nuk justifikon pasuritë, i vuri nga trafiku i drogës! Të fshehura në emër të nënës e vëllezërve
24 Tetor, 10:55
-
Itali/ Rekrutonin të rinj nga një fshat i Shqipërisë për të shitur kokainë, 4 të arrestuar në operacionin 'Katun'! Sekuestrohet 1 kg drogë (FOTO+VIDEO)
24 Tetor, 08:46
-
Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53
-
'Tornado' E kërkonte Italia, operacionalet arrestojnë në Durrës 41 vjeçarin e akuzuar për trafik droge
5 Tetor, 09:30
-
Sekuestrohet 66 kg kanabis në Ulqin, u nis nga Shqipëria! Dy trafikantët i ikin policisë, arratisen në vendin tonë
29 Shtator, 10:51
-
Lushnjë/ Shisnin heroinë dhe hashash, ‘Tempulli’ prangos 2 të dyshuarit, ja çfarë iu sekuestruan (VIDEO)
28 Shtator, 14:29
Mbajini tani nga 9 apo 10 vjet me tër të mirat, ha, pi, rri, fli, ........, dhe mos i dërgoni në punë të detyruar, aman, jo në punë se gjynah. I paguajmë ne taksapaguesit, aman vetëm mos i dërgoni në punë lidhur me zinxhirë këmbë e duar.
Përgjigju