FRANCË- Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris.
Sipas mediave të huaja, dy prej personave që kanë humbur jetën janë zjarrfikës, ndërsa nga të plagosurit 12 kanë marrë dëmtime të rënda, 5 prej të cilëve janë në rrezik për jetën.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e sotmën në zonën e njohur si Opera. Prefektura e kryeqytetit njoftoi se nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë rrjedhja e gazit në furrën e bukës, zjarr që ka përfshirë edhe apartamentet sipër dyqanit.
Për shuarjen e flakëve në zonë kanë mbërritur rreth 200 forca zjarrfikëse, të cilat përveç shuarjes së flakëve u munduan që të parandalonin edhe përfshirjen nga flakët edhe të apartamentëve përreth zonës.