Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së Llanajve, të njohur për masakrën e Çoles (VIDEO+FOTO)

VLORE- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve. Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC.  Nga të shtënat është plagosur Mikel Mehmeti, 41 vjeç. Mehmeti ka marrë 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit. Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja plumbash. I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes. Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave. Llanajt njihen për masakrën e Colës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi atentati. Rruga ku ndodhi ngjarja njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.

Policia bën me dije se është gjetur një mjet i djegur në afërsi të stacionit të trenit. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët për tu fshehur dhe larguar.

Njoftimi i plotë

Sot rreth orës 17:40, në lagjen "Pavarësia" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekesore në spital. Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre. Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/08/2020 22:33

    Po u ngaterrove me llanajt i ke hapur gropen vetes..nuk te ndahen edhe ne vrym te miut te futesh..ata te kapin edhe mbas 10 vjetesh ..je i vdekur.!

    Përgjigju
  • Timi: 15/01/2019 01:44

    Kemi Leshin e Rames qe do ti gjeje kriminelet e vlores

    Përgjigju
  • ke_te_drejte: 14/01/2019 22:29

    Uroj te vazhdojne punen e mire cunat. Nje nga nje te vdesin avash avash. (nuk eshte nevoja te nxitohen....presim ne)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë