Vritet biznesmeni i kafesë në Vlorë, dyshohet për pazare droge/FOTO+VIDEO-Ekskluzive

Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e të hënës në lagjen ‘Pavarësia’ rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj. 29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'' në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.

Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF  në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.


Viktima Vasil Dervishaj

Report Tv ka sjellë ekskluzivisht pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi ngjarja në lagjen ‘Pavarësia’ në qytetin bregdetar. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët. Policia ka ndaluar disa persona për t'i marrë në pyetje. Ndërsa pritet që të merren në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 29-vjeçari që mbeti i vdekur. Pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja policia ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një kallashnikov.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:55
Pistat për vrasjen e biznesmenit në Vlorë; droga, kafeja apo vrasja e ‘Stelës’

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Vasil Dervishaj, 29 vjeç, në lagjen ‘Pavarësia’, në Vlorë, mbrëmjen e kaluar. Mësohet se biznesmeni është qëlluar me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar makinës. Vasil Dervishaj ishte pronar i një biznesi kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij është edhe “Kafe Gimoka”.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar 29-vjeçarin, i cili është ndihmuar më pas nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit me një automjet tip "Mercedes-Benz" ngjyrë e zezë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur arma e dyshuar e krimit tip pistoletë, ndërsa disa metra më larg blutë kanë konstatuar edhe një armë zjarri kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se iu përket autorëve, por nuk dihet ende nëse është përdorur në krim.

Autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fierit. Pavarësisht ngritjes së pikave të kontrollit nga forcat e rendit në dalje të Vlorës, blutë nuk arritën të binin në gjurmët e autorëve të krimit. Deri më tani, policia ka shoqëruar rreth 20 persona për t’i pyetur lidhur me ngjarjen. 

I vëllai vrau me thikë bashkëpunëtoren e "Fiks Fare" në 2005
Dy pistat ku po hetohet zbardhja e kësaj ngjarje është ajo e prishjes së pazareve të drogës, pasi 29-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë për trafik narkotikësh dhe ajo e hakmarrjes, pasi i vëllai vrau në 2005-ën 17-vjeçaren Joana Dudushi e njohur ndryshe si bashkëpunëtorja "Stela" e emisionit investigativ "Fiks Fare". Pas ekzekutimit ai e groposi viktimën te Plazhi i Vjetër, krim për të cilin ai u dënua me 7 vite burg. Megjithëse, kjo e fundit, sipas policisë, është pista më pak e mundshme për t'u hetuar. Mësohet gjithashtu se 29-vjeçari ka pasur konflikte për biznesin në qendër të Vlorës me disa persona të tjerë.  

Ora 23:47
FOTO/Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 29-vjeçari Vasil Dervishaj
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Likia: 02/10/2019 13:09

      Po PSE flisni kshu o njerez ka ikur djal i ri shpresoj ta perjetoni vet kete qe po perjeton familja e tij ka len nje femij nke grua e nje familje ky djal nene .. Kshu si mendoni ju per vasilin mendofshin te tjeret per ju e per familjen tuaj sjeni gje tjeter vec se plera ju smeritoni as te shaheni turp tju vije legena njerez

      Përgjigju
    • Sulo: 05/06/2018 12:17

      I bete te gjithe kokpalaret e mallistet Businessman. Merret njoni me mall, hap lokal e pijetore dhe opaaa, gazeta te ben Businessman. Terheqte komen zvarr ky kokpalari dhe te mari dhe shume e shume te tjere me vete.

      Përgjigju
    • albanistan: 05/06/2018 10:52

      Pacin doren e hajrit ata qe e derguan ne boten tjeter. Edhe u shtofshin sa me teper qe te mund te pastrohet mjedisi nga keto mbeturina....

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja