Është arrestuar para pak minutave Përparim Ademi, autori i krimit të rëndë të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku ekzekutoi në banesë me armë automatik bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj. Mësohet se Ademi është prangosur nga uniformat blu në tentativë për të dalë nga Tiranë.
"Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë. Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore", njoftoi policia Tiranë.
Lajmi kryesor: