E fundose përfundimisht Partinë Demokratike

E fundose përfundimisht Partinë Demokratike

Sali Berisha

Sali Berisha përfundimisht ka fundosur Partinë Demokratike. Ai në daljen e tij më të fundit para medieve, ka folur si një Sekretar i Parë, aspak si një ish-kryeministër apo dhe ish-president i një vendi demokratik. Ka njollosur dhe baltosur Lulzim Bashën, dhe u ka treguar gjithë demokratëve dhe shqiptarëve se “situatën brenda asaj partie e dirigjoj unë, dhe vendos unë për gjithçka”. Kryetari de jure, në atë parti mbetet të “hajë bar” deri ditën kur Sali Berisha të vendosë me vullnetin e tij largimin. Por ajo ditë duket tepër e largët. Sali Berisha deklaroi dje në provokimin e tij të hapur se “ish-ambasadori më ka sjellë dosje për Lulzimin, dhe se unë pas saj e kam mbrojtur edhe për akuzën e lobimit me para ruse”. Pra kuptohet lehtë se, Lulzim Basha, ngado ta rrotullojë “topin”, pa marrë iraden nga Berisha, nuk ka shanse të dalë proamerikanëve.

Me daljen e tij të djeshme para mediave, Sali Berisha donte t’u tregonte gjithë shqiptarëve, dhe veçanërisht faktorit ndërkombëtar dhe ambasadores Kim se “Partia Demokratike, ka qenë dhe është me mua, dhe se askush në botë nuk më prek një fije floku”. Sfidë më të hapur dhe deklaratë më komuniste, nuk është dëgjuar prej 30 vitesh në këtë vend nga një politikan. Ato mbahen mend nga koha e Xhaxhit, kur u thoshte amerikanëve “jemi shkëmb graniti, ejani po ua mbajti”. Por Berisha e ka gjetkë synimin. Ai kërkon ta mbajë Lulzimin dhe Partinë Demokratike, si një mburojë, si një bunker, nga e cila ka nisur luftën me faktorin amerikan dhe pritet ta intensifikojë në ditët dhe muajt e ardhshëm. Dihet se, një seancë gjyqësore në Francë , aq më tepër me një avokat të njohur, vlen sa 2 vjet rroga mujore të një nëpunësi në Shqipëri, por Sali Berisha nuk kishte rastin ndoshta të na thoshte dje se “kush e paguan, dhe sa e paguan ai avokatin e njohur në Paris”. Ndoshta, ngaqë “syri” dhe mëndja e medieve ishte përqendruar tek sulmet dhe fjalitë e lëna përgjysmë ndaj ambasadores Kim. Ishin me të vërtetë një shfaqje e shëmtuar, tek dëgjoje se si “miku i amerikanëve” i sulej një femre, një ambasadoreje, e cila nuk përfaqëson gratë e lagjes, por politikën dhe opinionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ish-kryeministri, nuk e ka për herën e parë të përgojojë ambasadorët, aq më tepër kur aktualisht ai gjendet në siklet të madh. Por “gjumin” ja ka prishur në të vërtetë Lulzimit, pasi ky i fundit, në fund të muajit duhet ti kthejë një përgjigje zyrtare DASH, dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Por me ç’kuptohet deri sot, Lulëzimi e ka gati “xhevapin” për zonjën Kim, “na jepni prova për Berishën, ndryshe ai është njëri prej nesh”. E fundose Partinë Demokratike Sali Berisha, e mbulove me turp, e bëre paçavure, e trete duke u rrjepur përmes metodave më të paskrupullta, duke pasuruar veten dhe familjen tënde biologjike dhe politike. Ja ke kapur “kokën me derë” Lulzimit, dhe nuk ke ndërmend ta lëshosh, pasi e di fare mirë edhe ai, se ndarja mes jush do të ndodhë vetëm kur drejtësia e re në Shqipëri të flasë me gjuhën e ligjit. Në rast se do të kishte funksionuar liria dhe demokracia në Partinë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhej të ishin shpallur “non-grata” nga anëtarësia e asaj force politike. Por kjo nuk ka ndodhur,dhe as ka shanse të ndodhë,sepse ish-kryeministri (dhe tani biri i tij politik) e ka shtypur me dhunë verbale dhe fizike çdo zë kumbues që ka denoncuar pushtetin,vjedhjet dhe abuzimet e familjes, duke përdorur Partinë Demokratike si mburojë para ligjit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 05/08/2021 16:38

    You can always count on Americans to do the right thing - after they've tried everything else. Winston Churchill

    Përgjigju
  • Fshati: 05/08/2021 14:11

    Per fjalimet e Berishes nuk mund te thuash asgje negative. Kur degjon pyetjet qe i bejne gazetaret, kur degjon reagimin e menjehershem te Amasades Amerikane, dhe gjithe reagimet e opinionit publik dhe politike ne shqiperi apo edhe me gjere kuptohet qarte se Z.Brisha eshte nje personash me nje zgjuarsi dhe influence te jashtezakonshme. Eshte shume normale qe te kerkoje te behen publique mashtrimet apo vjedhjet qe ambasada Amerikane na paska ne diposition. Nga ky duel, turperimi eshte per Ambasaden Amerikane qe e ka akuzuar me muhabete kafenesh.

    Përgjigju
    • Like: 06/08/2021 04:54

      Fshati digjet k.rva krihet ha ha ha

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen