‘E gjeta veten në mes të një bande’, i riu shqiptar kapet ‘mat’ me fermë kanabisi në Britaninë e Madhe! Vlera e drogës shkonte deri në 75 mijë £  

‘E gjeta veten në mes të një bande’, i riu shqiptar kapet ‘mat’ me fermë kanabisi në Britaninë e Madhe! Vlera e drogës shkonte deri në 75 mijë £  

Klizman Marku, trafikant droge në Britani

BRITANI E MADHE- Një 25-vjeçar është arrestuar në Britaninë e Madhe i përfshirë në një fermë kanabisi në Ipsëich. Klizman Marku arrinte të siguronte një fitim prej 75,000 paund dhe është dënuar me 34 muaj burg.

Klizman Marku u ndalua nga policia teksa po udhëtonte me një makinë të pasiguruar në qershor të këtij viti. Gjyqtari i çështjes u shpreh se e Marku u shfaq mjaft i nervozuar në momentin kur u has me policët, ai ishte në telefon dhe menjëherë bërtiti diçka në gjuhën shqipe.

Pas kapjes policia gjeti një pronë në Norëich Road, Ipsëich, dhe kur policia hyri në ambientet me një çelës të gjetur në mjetin e Marku, ata gjetën 52 bimë kanabisi duke u rritur në bodrum.

Dhoma ishte pajisur me 50 njësi ndriçimi, katër njësi ventilatore dhe një njësi filtrimi dhe në një dhomë tjetër policia gjeti 97 vazo me bimë të korrura së fundmi.

Gjykata tha se 52 bimët kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 27,000 £ dhe 97 bimët e korrura kishin një vlerë potenciale të vlerësuar deri në 48,000 £.

Kur oficerët shkuan në adresën e shtëpisë së Markut në Colchester, gjetën një sasi të vogël kanabisi dhe dy njësi të mëdha filtrimi ajri të ngjashëm me atë të gjetur në shtëpinë në Norëich Road.

Marku, nga Victor Road, Colchester u deklarua fajtor për shqetësimin në prodhimin e kanabisit më 5 qershor të këtij viti dhe posedimin e kanabisit në të njëjtën datë.

Ai gjithashtu pranoi drejtimin e mjetit pa sigurim dhe pa leje drejtimi dhe iu ndalua drejtimi i mjetit për 23 muaj.

Teksa do përcaktonte masën e Markut, gjykatësi David Pugh u shpreh se pavarësisht se 25-vjeçari pretendon se është mbajtur nga trafikantët e drogës me shantazhe, ai gjithsesi bën pjesë në filtrat e tyre.

 “Pasi erdhe në këtë vend, më kanë thënë se e gjete veten në duart e një bande kriminale, por është e qartë që pranon që ke marrë pjesë aktive në aktivitetet e kësaj bande në prodhimi i kanabisit.”

Gjykata dëgjoi se Marku, i cili përshkruhej si "naiv", kishte kërkuar strehim në Britaninë e Madhe dhe kishte hasur në një bandë që i ofronte strehim dhe ushqim në një kohë kur ai ishte i ftohtë, i uritur dhe në gjendje të rëndë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët