Amfiteatri veror te liqeni artificial u ndëtua 7 vite më parë nga Bashkia e Tiranës, ku nga një vend i harruar dhe me pak vizitorë, ëhstë kthyer në një atraksion dhe oaz arti e kulture.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar nga SPAK prej 10 shkurtit të këtij viti, kujton nga qelia projektin e jashtëzakonshëm që mori jetë si “amfiteatri i artit dhe qytetarisë”. Gjithashtu me një postim në rrjetin social Instagram, ai vë në dukje se si u punua për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në Parkun e Liqenit, për t’ia kthyer qytetarëve Amfiteatrin.

“E gjetëm në gjendje të shkretuar, me stolat e thyer”, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i Erion Veliajt:

Amfiteatri i artit dhe qytetarisë!

Para 7 vitesh, pas një pune të jashtëzakonshme që bëmë për të pastruar çibanët pa leje që kishin mbirë në çdo cep të Parkut të Liqenit, i kthyem publikut edhe ikonën e tij, Amfiteatrin Veror.

E gjetëm vërtet në një gjendje të shkretuar, me stolat prej guri të thyer, ku askujt nga vizitorët e liqenit nuk i binte rruga andej. Sot jemi krenarë që i dhamë jetë edhe asaj hapësire, e cila është shndërruar në një oaz arti e kulture, sidomos gjatë verës”.