Të gjitha ditët e javës që sapo kemi nisur do të jenë të shoqëruara me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin.
Sipas sinoptikanëve, reshjet e shiut do të jenë të vazhdueshme, por do të shoqërohen edhe me ndërprerje të herëpashershme ku vranësirat do të jenë të pranishme.Reshjet e shiut, sipas tyre, do të shoqërohen me ulje të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat maksimale do të zbresin me 3 gradë celcius dhe termometri do të shënojë 16-17 gradë në zonat e ulëta dhe akoma më të ulëta në zonat malore.
Sinoptikanët parashikojnë se, dita më e ftohtë e javës do të jetë dita e enjte, ku nuk përjashtohet edhe mundësia e rënies së reshjeve të dëborës në zonat e thella malore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com