E gjithë bota pa internet për 24
orë, rënie në tregjet financiare

E gjithë bota pa internet për 24<br />orë, rënie në tregjet financiare
Miliona përdorues të kompjuterëve në mbarë botën do të bllokohen për 24 orë gjatë këtij viti pasi interneti nuk do të funksionojë.
 
Shefi i informacionit të kompanisë LogRhythm dhe zëvendës presidenti James Carder është shprehur se nuk do të jetë thjesht çështje teknike që i ndalon njerëzit të postojnë selfiet e tyre në Instagram.
 
“Në 2017 do të qëllojmë fort, nëse interneti shkëputet, tregjet financiare do të shkojnë pikiatë në rënie”, tha ai.

Ai thotë se në 2016-ën kriminelë të shumtë kibernetikë kanë tentuar që nëpërmjet internetit të bllokojnë shumë adresa në Twitter, Spotify dhe rrjete të tjera, gjë që e kanë arritur.
 
Sipas Carder shenjat janë dukur qartë në vitin 2016 ndaj dhe “raketa e testimit (fikja e internetit) do t’i hedhe në oqean”, shkruan RT.

Kreu i LogRhythm tha gjithashtu se çështja e lajmeve të rreme ketë vit vetëm sa do të përkeqësohet më tej, në një moment kur hakerat kanë në shënjestër mediat kryesore.
 
Ai u shpreh se hakerat do të tentojnë të “sulmojnë” përdoruesit e smartfonëve duke ju marrë të dhëna personale të cilat nuk do t’i bëjnë publike në këmbim të parave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'