100 orët e ferrit nëntokë, e gjithë bota vajton për Ryanin 5-vjeçar

100 orët e ferrit nëntokë, e gjithë bota vajton për Ryanin 5-vjeçar

Foto ilustruese

Rayan-i i vogël 5-vjeçar nuk ia doli të mbijetonte pas katër ditësh nëntokë. Ekipet e shpëtimit e nxorrën në sipërfaqe një natë më parë, teksa shpresonin se ai ishte gjallë, por u konstatua e kundërta.

Vogëlushi maroken qëndroi për më shumë se 100 orë brenda pusit prej 32 metrash ku kishte rënë katër ditë më parë.

Pas aksidentit tragjik, Mbreti Mohammed VI telefonoi prindërit e Rayan, Khaled Oram dhe Wassima Khersheesh, për t’u shprehur ngushëllime atyre. Mbreti vlerësoi edhe ekipet e shpëtimit ashtu edhe komunitetin lokal për përpjekjet e tyre të guximshme.

Mesazhet mbështetëse u shpërndanë gjithashtu në internet pasi hashtag #SaveRayan ishte kthyer trend në Twitter.

Për këtë vdekje tragjike, kanë reaguar shumë personalitete marokene, por edhe botërore. Kryeministri i vendit, Aziz Akhannouch, ka shprehur ngushëllime për familjen.

“Me pikëllim të madh mësova lajmin e vdekjes, pas ditësh vuajtjesh dhe shprese për ta gjetur gjallë”.-tha ai.


Ekipet e shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë 5-vjeçarin nga pusi

Lidhur me ngjarjen, reagoi edhe presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe dhe shtoi se i qëndron pranë popullit maroken në këtë tragjedi.

“Dua t’i them familjes së Rayanit të vogël dhe popullit maroken se ne ndajmë dhimbjen tuaj”.-tha Macron.

Ndërsa Papa Françesku tha se ishte prekur nga solidariteti dhe mirësia e treguar gjatë përpjekjes së shpëtimit.

“Ne jemi mësuar të shohim, lexojmë në media, kaq shumë gjëra të shëmtuara, lajme të shëmtuara, aksidente, vrasje,” tha Papa sot.

Por ai shtoi se kishte qenë “bukur” të shihje se si marokenët ishin ngjitur pas njëri-tjetrit ndërsa përpiqeshin të shpëtonin Rayan.

Mesfushori algjerian i Milan, Ismail Bennacer postoi një homazhe të shoqëruar me një foto të një djali të vogël që ngrihet në qiell ndërsa mbante në dorë një tullumbace në formë zemre me ngjyrat e flamurit maroken.

“Guximi i Rayan do të mbetet në kujtimet tona dhe do të vazhdojë të na frymëzojë”, shkroi futbollisti në Twitter. Po kështu do të jetë edhe përkushtimi i popullit maroken dhe i shpëtimtarëve. Të gjitha mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij. Allahu i dhëntë këtë luftëtar të vogël shkallën më të lartë të xhenetit.”-tha futbollisti.

Kujtojmë se djaloshi pesëvjeçar, i cili kishte rënë në një pus me thellësi 32 metra në Marok, është nxjerrë i vdekur pas katër ditëve. Ai u dërgua në spital, por ishte pa shenja jete që kur u nxorr, sipas një deklarate zyrtare të raportuar nga mediat marokene.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!

Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!