Një 5-vjeçar maroken i cili kishte rënë në një pus katër ditë më parë në fshatin Ighran të Afrikës Veriore, është nxjerrë sot i pajetë nga ekipet e shpëtimit. Ngjarja shkaktoi një reagim të madh në rrjete sociale ndërsa qindra njerëz u mblodhën në vendngjarje.
Sipas BBC, i mituri kishte rënë në 32 metra thellësi në pus ndërsa ka qenë e vështirë ndërhyrja më herët për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet kur Rayan 5-vjeçar nxirret nga pusi.
Mediat marokene raportuan më herë se specialistët hynë në tunel me shpresën se i mituri mund të nxirrej i gjallë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.