Këngëtarja Era Rusi ishte e ftuar në emisionin Zonë e lirë për të promovuar klipin e saj më të ri. Era ka treguar për publikun se ajo është në pritje të "princit" të saj.
Arian Çani e ka pyetur në lidhje me historinë e saj të dashurisë në të shkuarën dhe nëse ishte e vërtetë që ajo kishte rrahur ish të dashurin.
Ajo u shpreh: "Ishte thjesht një moment. Për herë të parë në jetën time dola nga rrobat dhe u zgjova pasi gjithë ky tmerr përfundoi. E godita me ç' të mundja. Mendova se më tradhëtoi. Tashmë normalisht që nuk jemi më bashkë"- ka rrëfyer këngëtarja.
Duhet theksuar që Era Rusi është një nga këngëtaret më të mira shqiptare.
Komento