TIRANË- Një 28-vjeçar me iniciale R.M., ka rënë në pranga pasi goditi një vajzë me biçikletë, e kërcënoi dhe duke mos u mjaftuar me këtë ai dhe e përndoqi në rrjetet sociale ku dhe e ka ofenduar.
Vajza me iniciale L.S., të cilën ai e kishte goditur me biçikletë bëri kallëzim në polici, e cila tha se i riu e kishte përndjekur pas kësaj në rrjetet sociale dhe e kishte ofenduar. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se 28-vjeçari më 28 korrik e ka goditur me biçikletë vjazën dhe më pas i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe e ka kërcënuar nëpërmjet llogarive të rreme në rrjetet sociale.
Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.