E hëna e tretë e janarit 
"Dita më depresive e vitit"

E hëna e tretë e janarit <br />"Dita më depresive e vitit"
Nëse ndihemi sadopak depresivë sot, mos u shqetësoni, është mëse normale. E hëna e tretë e muajit Janar, që këtë vit qëlloi të jetë 18 janari, është ‘dita më depresive e vitit’, kur ndihemi më melankolikë se çdo ditë tjetër e vitit.

Ky përfundim ka ardhur si rezultat i një studimi me bazë shkencore që është zhvilluar më 2005-ën nga psikologu Cliff Arnall. Studimi ishte nismë e një kompanie fluturimesh, që donte të ‘analizonte periudhën kur njerëzit rezervonin pushimet’. 

Për të arritur në një përfundim u përdorën një sërë faktorësh siç është: moti, borxhet (diferenca mes huave të mbledhura dhe aftësisë së njerëzve për të paguar), koha që ka kaluar që pas Krishtlindjeve, dështimet në synimet e Vitit të Ri, motivimi i dobët dhe nevoja për të vepruar.

Në fund të të gjitha matjeve, rezultoi se periudha e fund-janarit, pra e hëna e tretë, është dita më depresive e vitit. 
janar
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje