VATIKAN - Mijëra pelegrinë u mblodhën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për të dëgjuar lutjen e Mbretëreshës Qiellore në të hënën e Engjëllit, siç quhet e Hëna pas Pashkëve nga papa Francesku.
Ati i Shenjtë falënderoi pelegrinët e shumtë, që kishin ardhur për të ndarë gëzimin e Pashkëve, një mister në besimin tonë të krishterë.
Mendimi i parë i Papa Françeskut ishte për më të vuajturit: “Arriftë forca e Ringjalljes së Krishtit tek çdo njeri, sidomos tek ata që vuajnë e në të gjitha situatat, ku ka më tepër nevojë për besim e shpresë.
“Urrejtja t’ia lerë vendin dashurisë, gënjeshtra të vërtetës, hakmarrja faljes, dhe trishtimi dashurisë”, - vijo Papa Bergoglio dhe “le të jenë Pashkët mundësi për përtëritjen e jetës së secilit e të familjeve, e për rregullimin e marrëdhënieve shoqërore.
Në fund, përshëndetja e thjeshtë, jo formale e Papës për të gjithë besimtarët nga e gjithë bota ishte për shumë vjet Pashkët dhe ju bëftë mirë dreka.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com