Të gjitha kursimet e emigrimit, i investoi në bujqësi. Zija Keshi, fermeri nga fshati Majtarë i Dibrës ka sjellë 28 kultura të reja nga e gjithë bota në tokën e tij, të cilat janë përshtatur mjaft mirë me klimën. Kjo e shtyn që të eksperimentojë çdo vit me varietete të reja.
"Emigrimin e kam provuar në 2001-deri në 2010 kam qenë në Itali. Kam punuar bojaxhi, por në fund u ktheva dhe nuk ka gjë më të mirë që po punoj tek ferma ime.
Ferma është krijuar në vitin 2012. Kam kultivuar lajthi italiane, arra turke, mollë diamant, pepino di meloni, molla kubane, dardha japoneze, rrushi ribizla me origjinë nga Kina. Jam fokusuar tek prurjet e reja, çdo vit sjell minimumi 3 varietete deri në 5.”, tregon fermeri.
Çdo ditë e cilëson si mundësi për të mësuar më shumë, ndonëse sfidat dhe vështirësitë janë të pranishme në profesionin e tij.
“Bujqësia ka sfida. Muaji prill na dëmtoi se shkoi -7 temperatura. Ky profesion do guxim, pasion dhe durim. Duhet të gjenden varietete të reja që vijnë nga bota jashtë. Duhet durim sepse duhet me e ndjek 3 vjet një bimë dhe ka stres sepse duhet parë si shkon testimi, nëse del me sukses apo jo”, thotë dibrani.
Një thirrje shkon për shqiptarët të cilët kanë emigruar…
“Mos rrini punëtor i dikujt, më mirë rri tek shtëpia jote, pranë tokës tënde, familjes. nuk ka gjë më të mirë kur punon me dëshirë dhe në darkë ke prindërit, bashkëshorten, fëmijët dhe ndjehesh rehat.
Me të ardhurat që më kanë ardhur, ia kam parë hajrin fermës time, kam krijuar një jetë normale, nuk dua më shumë.”, thotë ndër të tjera.
Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të shtunë, ora 13:00, në ekranin e Report tv.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
47.2%
-
I gabuar
41.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.7%
Vota total: 4336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku: Rritja e çmimeve po e kthen ushqimin bazë në luks, bujqësia shqiptare në rrezik
3 Mars, 13:54
-
Fluks kamionësh në doganën e Bllatës, shoferët kërkojnë përshpejtim të procedurave dhe shtim të sporteleve
3 Mars, 12:46
-
Një nga Ne/ 9 vite elektricist, njihuni me të riun që ndriçoi Griqanin e Elbasanit: Ja pse nuk e braktis fshatin
28 Shkurt, 14:26
-
Bulqizë/ E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ për lojëra fati, arrestohet administratori
28 Shkurt, 13:49
-
Dhunoi partneren shtatzënë me sende të forta, 25-vjeçari arrestohet pas ekstradimit nga Beogradi në Tiranë
26 Shkurt, 13:11
-
‘Fundoset’ Unaza e Burrelit! 960 metra rreth 1.3 mln €! Banorët ngrenë supet: Këtu toka rrëshqet nga 2010-a (Por përse investon ARRSH?)
26 Shkurt, 13:05
-
Plas sherri me sende të forta në Burrel, dy persona shpallen në kërkim
26 Shkurt, 12:47
-
Pamje mahnitëse nga Parku Natyror 'Liqeni i Ulzës', Rama: Destinacion i preferuar për vizitorët
23 Shkurt, 14:04
-
Furnizoi ‘Benzin’ me naftë dhe u largua pa paguar duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë (VIDEO)
22 Shkurt, 09:23
-
Një nga ne/ Arbiona Demiri, gruaja me dy fakultete që gjeti veten tek kristalet: Qëndis mbi 13 orë, do hap ekspozitë në Tiranë!
21 Shkurt, 15:01
-
Laboratori Qendror i Testimit të Farave merr 'vulën' ndërkombëtare, Rama: Më shumë garanci për fermerët! Salla: Prodhimi nis nga fara cilësore
20 Shkurt, 12:21
-
‘Sektori fason po falimenton’- Tabaku në Kuvend: Pesha e bujqësisë ka rënë në 16%! Shqiptarët janë zëvendësuar nga indianë dhe bangladeshas
19 Shkurt, 20:47