VIDEO/ E hëna e shqiptarëve në Turqi, Rey Manaj gol dhe asist! Valon Et'hemi dopietë me fanellën e Sivassporit
Rey Manaj, sulmuesi i Sivasspor në Turqi
TURQI - Rey Manaj i është bashkuar legjionarëve të tjerë që gjatë fundjavës që lamë pa dolën të golat apo asistet me fanellat e klubeve respektive. Për raundin e 27-të në Ligës së Parë në futbollin turk, Sivasspori fitoi sot 4-1 në shtëpi kundër Sakaryaspor.
Vendimtar për vendasit ishin shqiptarët Rey Manaj dhe Valon Et'hemi. Dueli u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutave lojë nga Et'hemi, gol që erdhi pas asistit të Rey Manajt. Më pas Erdogan dhe sërish Et'hemi e mbyllën pjesën e parë 3-1 për Sivasspor.
Duhej minuta e dytë shtesë e ndeshjes që Rey Manaj të finalizonte golin personal dhe të tretin pas rikthimit te Sivasspori në merkaton e janarit që lamë pas. Sulmuesi i Kombëtares pësoi edhe një aksident automobilistik pak ditë më parë, por për fat pa pasoja. Lushnjari duket në formë të mirë sportive dhe këtë e tregoi edhe sot me gol dhe asist.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
16%
-
Jo
75.5%
-
Nuk kam mendim
8.4%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U dëmtua në Kombëtare, Ernest Muçi gëzon Trabzonsporin: Do e luaj derbin sido që të jetë gjendja ime
2 Prill, 10:53
-
'Borxhin e keni larë në 1999!' Para ndeshjes me Turqinë restoranti në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq
31 Mars, 14:06
-
Atmosferë në Prizren para sfidës me Turqinë, tifozët japin parashikimin
31 Mars, 13:25
-
BBC analizon rrugëtimin e ‘Dardanëve’: Kosova në eufori ndërsa ëndërron historinë e Kupës së Botës
31 Mars, 12:28
-
Ëndrra për në botëror vetëm pak orë larg, Kosova përballet sot me Turqinë! Sytë e gjithë shqiptarëve në Prishtinë, kryeqyteti gati për festë (Formacioni i mundshëm)
31 Mars, 10:48
-
NATO rrëzon një tjetër raketë balistike të Iranit mbi Turqi
30 Mars, 18:00
-
Shënoi në Varshavë me Kombëtaren, Arbër Hoxhën e duan në Poloni! Gati 5 milionë euro për Dinamo Zagrebin
30 Mars, 09:31
-
VIDEO/ Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar
28 Mars, 14:57
-
Sfida e ish-kryebashkiakut të Stambollit Imamoglu: Në burg, por si kandidat! Turqia do të rilindë
27 Mars, 16:43
-
Kupa e Botës/ Turqia i falet golit të Ferdi Kadioglu, mposht Rumaninë dhe kalon në finalen play-off! Pret fituesin e çiftit Sllovaki - Kosovë
26 Mars, 20:05
-
Operacioni anti-drogë në Turqi, lëshohet urdhër arrest për aktoren e famshme! Reagon për herë të parë Hande Erçel
25 Mars, 16:45
-
Sondazhi: Shqiptarët ndër më të gatshmit në NATO për të luftuar për vendin
25 Mars, 08:24