Një 99-vjeçare është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Shkopetit, pasditen e kësaj të shtune. E moshuara ishte denoncuar e humbur nga familjarët e saj prej dy javësh. 

Viktima është Dava Margjoni, ndërsa sipas deponimit të familjarëve të saj, ajo ishte larguar nga banesa ku jetonte e vetme. Trupi i pajetë në ujërat e Shkopetit u gjet nga një banor i zonës. 

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se e moshuar ishte e lidhur me litar, çka shton dyshimet për një akt të mundshëm vetëflijimi nga ana e saj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com