‘E ka goditur treni? Ka vdekur?’, trafikantët në panik, kreu i bandës flet me motrën e tij: Paratë kanë fluturuar...Sa i kishe borxh?

‘E ka goditur treni? Ka vdekur?’, trafikantët në panik, kreu i bandës flet me motrën e tij: Paratë kanë fluturuar...Sa i kishe borxh?

1674902050_167473977621.jpg

Një tjetër bisedë e përgjuar në dosjen hetimore të trafikantëve të drogës me bazë në Durrës, pjesë e grupit kriminal që vepronin në Shqipëri dhe Itali, ka një moment kur ka panik mes trafikantëve.  Bëhet fjalë për një rast kur personi që do të trafikonte drogën është aksidentuar për vdekje nga treni. Biseda është mes mes Florida Beut me vëllain e saj Emirjan Beu, janë përmendur rrethana me interes ne lidhje me klientët e shtetasit Gernard Ago. Konkretisht, është përmendur fakti se një klient i Gernardit kishte vdekur se e kishte shtypur treni. Këtij personi Gernard Ago i kishte dhënë “mallin” një ditë para se të ndodhte aksidenti dhe kishte humbur kështu edhe mallin edhe paratë. Nga verifikimet e bëra rezultoi në fakt e vëtetë se të dielën e 5 janarit 2020 një shtetas maroken i identifikuar si Mohammed MANSOURI kishte vdekur sepse ishte aksidentuar nga një tren në lagjen Milano/Rogoredo. Për këtë qëllim, theksohet se familja MANSOURI ishte në krye të shpërndarjes së drogës në “Pyllin e famshëm të Rogoredo-s” dhe rezultonte si protagonist i kronikave të shumta që kishin të bënin me operacionet e policisë në luftën kundër trafikut të heroinës.

Biseda e datës 24 shkurt 2020

BEU Florida: A ju thashë se zezakë i vogël të cilit Gerti (Gernard ed) i dha mallin (drogën) u godit nga një tren?

BEU Emirjan: Si u godit nga trent?

BEU Florida: Ai u godit nga treni.

BEU Emirjan: A ka vdekur?

BEU Florida: Paratë kanë fluturuar, Ka vdekur

BEU Emirjan: Sa i kishe borxh?

BEU Florida: Rreth pesëmbëdhjetë ose njezet (mije).

BEU Emirjan: (qesh) M.. i shenjtë, nje 40-vjecar që e godet treni atje. Kush ju tha se u godit nga treni?

BEU Florida: E dhane lajmin dhe i tha edhe vellat i tij. (vellai i marokino-s) Tha: “Ai që i ke dhënë mallin, e ka goditur treni dhe nuk e di ku i ka fshehur gjërat dhe paratë”.

(1:57:16) Ai i tha Gertit “nëse do që të punojme bashkë, më jep me shume giera dhe le te fillojme te punojme” Fakti është se Gertit (Gernard AGO) i ka mbaruar malli. Kio ishte e fundit (copë) dhe pastaj ai ia jepte paratë kosovarit dhe kosovari (nga ana e tij) do t’i jepte paratë. Tani edhe malli edhe paratë kane flutëëar. Dhe tani është aty për të mos bërë gjë

BEU Emirjan: Kur e kane goditur?

BEU Florida: Ditën që shkova, unë dhe Gerti inc, e kanë transmetëar edhe ne lajme. E kanë goditur të dielën the Gerti i ka dhënë mallin të shtunën.


Lajmi kryesor:

PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë