Anti-informaliteti/ 'E kë pësuar...', Rama komentuesit: Tani po i japim më shumë gaz makinës së shtetit

Anti-informaliteti/ 'E kë pësuar...', Rama komentuesit: Tani po i japim më shumë gaz makinës së shtetit

Pas postimit të kryeministrit Rama në rrjetet sociale ku publikonte një tjetër rast të bllokimit të një pike karburanti në saj të aksionit anti-informalitet, kanë qenë të shumta komentet që i janë adresuar atij.

Një komentues i ka shkruar duke e pyetur nëse aksioni anti-informalitet vjen në shenjë 'hakmarrje' nga kryeministri Rama për shkak se mund t'i jetë prishur makina nga karburanti jocilësor. Por kaq është dashur që kryeministri t'i përgjigjet duke i thënë se makinës nuk di t’i japë, por tregon pse po i japin me shumë gaz makinës së shtetit siç shkruan ai.

Komentuesi: Me duket se makina jote e ka pësuar kësaj rradhë se ska mundësi se po merr këtë nismë. Gjithsesi shpresoj ti kontrollosh të gjithë pa dallime.

Rama: Une s’di t’i jap makinës kështu qe nuk e ndjej ca pëson makina.. Po kjo nuk është një përpjekje qe po fillon tani, megjithëse njeriu harron shpejt dhe shumëkush e ka harruar ca katrahure totale ka qene ky vend ca vite përpara!

Tani thjesht po i japim me shume gaz ne këtë drejtim makinës se shtetit. Do thuash ti po pse tani e jo përpara me kaq gaz? Sepse nuk bëhen dot te gjitha menjehere vella. Përqaf"

Kujtojmë se aksioni anti-informalitet është shtrirë në të gjithë vendin tonë dhe një nga sektorët që po kontrollohet rreptësisht është ai i furnizimit me karburant. Nga ky aksion janë bllokuar dhe janë gjobitur shumë pika karburanti nga më të mëdhatë si ajo e 'Gega Oil' ku në Porto Romano iu bllokuan disa ton karburant pa akcizë dhe u dënua me 350 mijë euro gjobë.

Po ashtu një ditë më parë ministrja e Energjitikës, deklaroi se në Porto Romano do të ngrihet një laborator kontrolli për cilësinë e karburantit. Ndër të tjera ministrja deklaroi se cilësia e karburantit dhe shkeljet do të konsiderohen të njëjta me evazionin fiskal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur