Kryetari i prezencës, ambasadori Bern Bocchardt, u shpreh se është e rëndësishme të zgjerohen njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri për të ardhmen dhe të ruhen vendet e kujtesës.
‘’Kemi ndjekur me shumë interes debatin e këtyre kohëve për transmetimin në televizor të filmave të prodhuar gjatë regjimit totalitar. Interesi publik që ka ngjallur kjo temë, si dhe reagimet e shumta ndaj rezultateve të sondazhit tonë për të shkuarën e Shqipërisë, dhjetorin e shkuar, tregojnë se ekziston akoma nevoja për të diskutuar dhe për të zhvilluar një narrativë kolektive liberalizuese për një të shkuar kaq të dhimbshme’’,-u shpreh Bocchardt.
E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila në fjalën e saj solli në kujtesë debatet për projektin e muzeut të Gjetheve.
Kumbaro u shpreh se përmes këtij muzeu do të hulumtohet e gjithë historia e krijimit të këtij instrumenti terrori në Shqipëri.
“Që kur e prezantuam më shumë se 2 vjet më parë, projektidenë në publik, kam ndjekur me vemendje reagimet, kritikat, sugjerimet.E hedhin poshtë sepse e quajnë kozmetikë se para së të bënin këtë duhet të bënin shumë gjëra të tjera si për shembull muzealizimin e burgut te Spaçit. Arsyeja pse vendosëm që Shtëpinë e Gjethit, siç është dhe vetë emri i kodifikuar i objektit në dosjet e Shërbimit Informativ Shtetëror, ta nxjerrim nga rutina e zyrave të rrënuara, siç e gjetëm në vitin 2014, ta restaurojmë, të shpëtojmë çdo dokument, pajisje dhe dëshmi, të hulumtojmë gjithë historinë e krijimit të këtij instrumenti terrori të diktaturës komuniste, të flasim me dëshmitarë të të gjitha roleve, nga ata që kanë mbetur ende gjallë, para se të jetë shumë vonë”,-u shpreh Kumbaro.
Pas fjalës së ministres së kulturës, nisën debatet e përfaqësuesve të Institutit të të Përndjekurve politikë.
Agron Tufa u shpreh se kam qenë pro projektit të muzeut të gjetheve, por vërejtja e tij ishte për udhëheqësin e projektit “që të përqendrohet tek thelbi dhe jo tek estetika e muzealizmit…
‘’Kam qenë pro muzuet të gjetheve, por uhdheqësi i projektit të pqendrohet tek thelbi pa rrëshqituar tek estetika, si bukuroshja e fjetur e gjetheve, e të tjera. Projekti duhet të pasurohet për të mos shkuar tek thelbi joestetizues, por tek ajo që ka ndodhur, tek faktet, tek dëshmitë’’,-u shpreh Tufa.
Drejtori i institutit të të përndjekurve Bilal Kola, muzealizimin e historisë së diktaturës e quajti si një masë gjysmake, ndërsa kërkoi vëmendje për dokumentimin historik të burgjeve dhe kampeve të internimit
Të tjerë përfaqësues të shoqërive civile si Simon Mirakaj, Klodian Baçi kërkuan ngritjen e Muzeut të Spaçit dhe ruajtjen e qendrave të tjera siç janë kampet e internimit e më gjerë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com