Me një sponsorizim dhe mbështetje të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, shfaqja "Ata hyjnë pa trokitur" erdhi për publikun falë lojës së aktorëve Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani dhe regji të Armand Borës.
Në fillim të aktivitetit shefi i departamentit ligjor në prezencën e OSBE-së Pietro Sardaro tha se do të flasim për një dialog të hapur dhe gjithpërfshirës për të kaluarën e dhimbshme të Shqipërisë.
Sjellja në kujtesë e kësaj periudhe është e rëndësishme për shoqërinë dhe individët pasi kështu ecim të sigurt drejt një të ardhme demokratike.
Shfaqja në fjalë pritet të udhëtojë në gjithë vendin, ndërkohë që prezenca e OSBE do të zhvillojë edhe një anketë kombëtare për të mësuar rreth perceptimit të publikut rreth të shkuarës komuniste në Shqipëri.
Pas mbarimit të shfaqjes të pranishmit kanë kanë bashkëbiseduar rreth saj dhe mesazhit që kjo pjesë përcolli tek ta.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)