Ilir Ibrahimi: E kam kritikuar Ramën sa kam mundur, por për Bregoviç po sulmohet nga mosdija, inati dhe patriotzmi i baterive

Ilir Ibrahimi: E kam kritikuar Ramën sa kam mundur, por për Bregoviç po sulmohet nga mosdija, inati dhe patriotzmi i baterive

Goran Bregoviç

Edi Rama nuk po sulmohet e kundërshtohet nga parime të shëndosha e argumente racionale.

Nga disa, ai po sulmohet nga mosdija, e nga disa të tjerë nga inati.Kjo vërehet tanimë për një kohë por u shpërfaq frikshêm në debatin rreth Bregovicit.

Paramendo, Rama po pranon që të ofendohet nga gjithë ai mediokritet, vetëm e vetëm që ti bëj shqiptarët të mos duken si serbet.

Kur Edi Rama e thotë qartë mos u bëni si serbët që i hakërrehen Dua Lipës, ata që nuk e kuptojnë hakërrehen duke i thënë se po na krahason me serbët.

Kjo shpërfaq një mosdije fejsbukiane ku çdokush ja jep të drejtën vetes të shpall heronjë e tradhtarë. E shëmtuar dhe e dhimbshme por këtë kohë po e jetojmë. Mosdija po mbizotëron.

Ndërsa ata që Ramën e kundërshtojnë nga inati dalin edhe më të shëmtuar. Si mund të kuptohet ndryshe, përveç se shpërthim inati kur një gazetar nga Shqipëria del e thotë se në 2006 jam kënaqur më muzikën e Bregovicit por sot e kundërshtoj. Si mund ta kuptosh një gazetar i cili e thotë vet se është rritur me muzikën e Bregovicit por shpall shpijun majtas e djathtas, vetëm për ta kundërshtuar Ramën- por jo Bregovicin?

Refeksioni 1 patriotzmi i baterive

Si mund ti shpjegosh hakërrimet e atyre që e shpallin Ramën tradhtar, kur ai po mundohet ta vendos kombin shqiptar në qendër të zhvillimeve të dekadave të ardhshme të Ballkanit,(sido që ti vihet emri) përveç se nga mosdija dhe inati.

Kur dëgjon disa që kanë shijuar makiatot dhe muzikën e Bijelo Dugmes në luftë, e sot hedhin valle e festojnë kur udhëheqësit e luftës vihen para bankës së të akuzuarve, ta shpallin Ramën tradhtar, në emër të një patriotizmi pervers, nuk ke se si të mos mendosh ndryshe se ata e bëjnë këtë nga mosdija apo nga inati.

Nuk do të doja të kishte në mesin tonë të tillë që e bëjnë një gjë të tillë të shtyrë nga ndonjë motiv tjetër.

Reflekaioni 2 patriotizmi wë na duhet

Shqipëria eci, ishte togëfjalëshi më i shpeshtë që kam dëgjuar nga njerëz që ktheheshin nga pushimet në Shqipëri këtë vit.

Në 4-5 vitet e ardhshme, besoj fuqishëm se Shqipëria do të bëhet ndër atraksionet kryesore për turistë përtej vendeve të Ballkanit. Edi Rama e ka meritën e vet për këtë.

Nga mosdija dhe inati mund ta quajmë tradhtar e me çfarëdo emri por ai po e përmbush atë që do të duhej ta bënte çdo politikan modern: ta rris kualitetin e jetës së qytetarëve që po u shërben, është patriot i ditëve të sotme.

Ky patriotizmi i facebook nuk është gjë tjetër veqse vetushqim i ndjenjës disfatiste.

P.S Në 10 vitet e fundit Ramën me aq sa e di e mundem e kam kritikuar kur kam menduar se duhet kritikuar. Atê e kam bërë përmes shkrimeve e paraqitjeve publike. Kush nuk i ka parë, mund ti gjej. Prandaj më kurseni nga argumenti fejsbukian se po e mbroj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes