'E lidhën në pemë dhe e torturuan', vijojnë hetimet për ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Itali! 'Rindërtohen' orët e fundit para vrasjes

'E lidhën në pemë dhe e torturuan', vijojnë hetimet për ekzekutimin e biznesmenit shqiptar në Itali! 'Rindërtohen' orët e fundit para vrasjes

Viktima Fatmir Ara

ITALI- Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar në Itali Fatmir Ara ose sikurse njihej në zonë si "Miri".

Mediat italiane raportojnë se autorët e krimit kanë qenë disa persona. 43-vjeçari shqiptar është lidhur në një pemë, është rrahur dhe plagosur disa herë me thikë e më pas është qëlluar me armë zjarri më  shumë se një herë. Hetimet  paraprake thonë se ai mund të jetë qëlluar me pistoletë e pushkë. Autorët e krimit kanë përdorur një makinë, e cila është gjetur më pas e djegur nga hetuesit.

Sot pritet të kryhet autopsia për 43-vjeçarin. Karabinierët e Compagnia di Venaria po pyesin disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe po kontrollojnë thirrjet e fundit në celularin e viktimës për të rindërtuar orët e fundit para vdekjes.

Ara ishte sipërmarrës i firmës "Nuova Edile" e regjistruar rregullisht prej vitit 2012, banues në komunën Mathi në provincën e Torinos, Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si drejtues i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane. Hetuesit kanë përjashtuar pistën e grabitjes pasi 43-vjeçarit shqiptar iu gjetën më vete të gjitha sendet personale.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 gusht në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:22
Rindërtohen ‘orët e fundit’ të biznesmenit shqiptar që u vra në Itali! Pyeten disa persona, kontrollohet celulari i viktimës ndërsa pritet autopsia

Sot pritet të kryhet autopsia për 43-vjeçarin shqiptar Fatmir Ara që u gjet i pajetë të shtunën në një pyll në Itali. Autopsia do të bëhet nga mjeku ligjor Roberto Testi.

Karabinierët e Compagnia di Venaria po pyesin disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Tek këta persona përfshihen familjarë, por edhe ata që e njihnin mirë Arën, për të rindërtuar orët e fundit para vdekjes.

Gjithashtu po kontrollohen thirrjet e fundit në celularin e viktimës.

S.C/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 07/09/2022 00:11

    Nuk paska qene edhe aq shenjt ky zoteria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit