I zhdukur prej 2 ditësh, biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në Itali! Në 2018 gruaja e denoncoi për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

I zhdukur prej 2 ditësh, biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në Itali! Në 2018 gruaja e denoncoi për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Fatmir Ara

Një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Fatmir Ara , 43 vjec është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos. Prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur prej familjarëve të tij. Sipas mediave italiane, biznesmeni është qëlluar për vdekje me armë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur në tokë, pak hapa larg një karroce të braktisur përgjatë një rruge të ngushtë. Biznesmeni Fatmir Ara me banim në Mathi, pronar i kompanisë që tregton materiale ndërtimi 'Nuova Edile' nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.

Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Në atë kohë, Fatmir Ara u ndihmua nga mikut të tij që ishte polic, të cilin e kishte edhe fqinj.

Karabinieri Raimondo Marrocu kishte bërë disa telefonata me kolegët për t'i pyetur nëse ndaj biznesmenit shqiptar kishte kallëzim, apo dhe të zbardhte detaje nga hetimi që kishte nisur ndaj 43-vjeçarit. Kolegët kishin refuzuar t’i jepnin informacion. Pas kësaj përpjekje, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg për zbulimin e të dhënave konfidenciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar i dënuar në 2018-ën për dhunë dhe armëmbajtje pa leje! Si ndërhyri miku i tij polic ta ndihmonte

 

 

Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara, i cili u gjet i vdekur në fshatin  San Carlo Canavese pranë Torinos ka qenë i dënuar në vitin 2018 për dhunë dhe armëmbajtje pa leje me 3 vite burg.

Mediat italiane shkruajnë se bashkëshortja e tij kishte bërë disa denoncime për dhunën që ai ushtronte ndaj saj.

43-vjeçari asokohe dyshohej se lëvizte duke mbajtur armë pa leje. Po ashtu bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.

Gjendur në këtë situatë, biznesmeni shqiptar kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte polic, ata ishin madje dhe fqinj shkruajnë mediat italiane.

Miku i Fatmir Arës, karabinieri Raimondo Marrocu kishte bërë disa telefonata me kolegët për t'u pyetur nëse ndaj biznesmenit shqiptar kishte kallëzim, apo dhe të zbardhte detaje nga hetimi që kishte nisur ndaj Arës. Kolegët kishin refuzuar t’i jepnin informacion. Pas kësaj përpjekje, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg për zbulimin e të dhënave konfidenciale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova