E katërta para 25 prillit, Basha marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve: Transformojmë fasonerinë nё sektor tё fuqishëm zhvillimi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka nënshkruar sot një marrëveshje me Shoqatën e Bashkuar të Fasonëve, që është marrëveshja e katër që kryedemokrtai firmos para 25 prillit, pas asaj me artistët, personat me aftësi të kufizuara dhe Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm.

Në fjalën e tij, Basha tha se fasoneria është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk i ka ofruar asnjë ndihmë gjatë këtyre 8 viteve.

"Këto 8 vite për fat të keq na kanë bashkuar kryesisht për problemet e njëpasnjëshme, të cilat i janë shkaktuar fasonerisë shqiptare dhe pastaj janë përcjell edhe tek qytetarët, tek punonjësit tuaj dhe tek familjet e tyre. Mbaj mend takimin e parë kur u mor vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, pasuan rritja e çmimit të naftës, padiskutim ndryshimi i tatim fitimit duke shkuar nga taksa e sheshtë atëherë 10%, në taksën 15%. Tatimi progresiv mbi të ardhuar personale, një ndryshim kryekëput i gabuar dhe ndëshkues në qëndrimin e inspektoriateve ndaj jush, duke nisur nga tatimorët tek inspektoriatet e punës, të mjedisit, të cilat janë kthyer në një stres të përditshëm për sipërmarrësin shqiptarë, e në veçanti për ju. Padiskutim edhe luhatjet e pashpjegueshme nga ana ekonomike të kursit të këmbimit, të cilat zënë një vend të veçantë në raport me industrinë tuaj, duke qenë që është një industri e cila varet nga eksporti. Këtyre problemeve iu shtuan edhe problemi i pandemisë, i cili goditi dhe zinxhirin tuaj të furnizimit. Ju e dini fare mirë që ne kemi ngritur zërin për të gjitha këto probleme dhe kemi paraqitur vazhdimisht iniciativa ligjore dhe kemi kërkuar nga kjo qeveri në 8 vite ta konsideroj kёtё sektor, njё sektor me prioritet strategjik si pёr nga numri i tё punësuarve dhe fakti qё shumica e tё punësuarve janë gra ёshtё gjysma e shoqërisë qё mban dyfishin e peshës por merr dyfishin e ndihmës qё duhet tё marrë", tha Basha.

Ai shtoi se do ta transformojë fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale. Sipas Bashës, taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive.

"Taksa e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti ju, por nuk do të mjaftohemi me këtë, marrëveshja përcakton qartë instrumentet që bashkë i kemi negociuar dhe që do të targetojnë, do të shenjtërojnë ndryshimin për këtë industri dhe për punonjësit tuaj. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë jo thjeshtë tu rimëkëmbim, jo thjeshtë tu nxjerrim nga situata e borxheve, apo e gjendjes aktuale ku shumë prej jush po paguajnë nga xhepi punëtorët për mos i larguar ato, qoftë si një gjest xheneroziteti që në fakt nuk ju takon ju, por i takon qeverisë ta bëj me taksat që ju merr ju, qoftë edhe për faktin se ata janë trajnuar gjatë kësaj kohe dhe trajnimi në vetvete është një proces që ju ka kushtuar mund, djersë, para, por ne do të bëjmë të mundur përmes këtyre masave, që ju me shtetin në krahë të fuqizoni sipërmarrjen, të rrisni numrin e të punësuarve dhe në këtë mënyrë së bashku të arrijmë edhe interesin tonë madhorë që është paga minimale prej 360 mijë lekë në muaj, e cila pastaj do të ketë një pagesë të sigurimeve shoqërore prej 18%. Kursimet që do të vijnë nga këto, garancitë që do të sjellin edhe përmes fondeve të garancisë edhe përmes mbështetjes së eksportit, vëmendja që do t’ju kushtojmë, investimet që do të paguhen me taksat tuaja për të ndihmuar infrastrukturën dhe logjistikën tuaj, do të sjellin në radhë të parë rritjen e fitimeve, të përfitimeve të industrisë dhe pastaj ndarjen e tyre në mënyrë që ky trekëndësh të funksionojë siç duhet, ju të punoni të çliruar nga ankthi, nga makthi i përditshëm dhe nga barra shtesë e taksave dhe çmimeve të rritura, ne t’ju ndihmojmë në të gjitha aspektet, ju të përfitoni, punonjësit tuaj", u shpreh Basha.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja