Juristja e njohur Eni Çobani ndan përditë momente nga pushimet në plazh, ku nuk mungojnë komentet e shumta nga ndjekësit, të cilët i vinin në dukje, kilogramët e tepërtë.

Çobani nuk ka qëndruar duarkryq. Në një replikë ajo shkruan se nuk e ka problem peshën, pasi sipas saj, ajo ndihet mirë me atë që i ka falur zoti.

Shkruan Çobani:

“Sa më vjen për të qeshur me ca që merren akoma sesa peshojnë. Unë dua t’ju bëj një pyetje: Mendjen e keni peshuar ndonjëherë se sa ju rëndon? Atë shëndosheni më shumë, se duke tharë trupin, po i thani të gjitha. Merruni me veten, përpara se të merreni me të tjerët. P.S. Për të gjithë të interesuarit, ndjehem shumë mirë me këtë që Zoti më ka falur, shëndetin.”

Statusi i Eni Cobanit: