Juristja e njohur e 'Shihemi në gjyq', Eni Çobani përfundon në gjykatë. Report Tv mëson ekskluzivisht se Çobani ka kallëzuar menaxherin e zyrës së saj ligjore, Erik Çorati, dhe pretendon se i ka vjedhur mbi 50 mije euro nga klientët. Çorati është arrestuar. Para gjykatës, në seancën e masës së arrestit, Çorati ka mohuar akuzën duke akuzuar Çobanin.
"Më përdori për të fshehur paratë. S'kam kryer asnjë vjedhje", ka thënë ai.
![]()
Çorati është arrestuar nga Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar.
Çobani në cilësinë e administratores së studios ligjore që administron ka bërë kallëzim penal ku ka shprehur se shtetasi Erik Çorati, menaxher i studios ligjore, nëpërmjet mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës ka përfituar shuma të konsiderueshme monetare nga klientë të cilët paraqiteshin pranë zyrës së saj për të marrë konsulencë ligjore dhe shërbime juridike.
Çorati akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, ”Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Çorati është lënë në arrest shtëpie. Prokurori Bledar Valikaj është shprehur në gjykatë se përtej arrestit prokuroria do hetojë nëse kemi të bëjmë me skemë mashtrimi ndaj klienteve dhe evazioni pasi pagesat e klienteve ndaj studios janë pa fatura tatimore të leshuara nga firma e znj.Çobani.
Në dosjen e siguruar nga Report Tv sqarohet se juristja Eni Çobani herë pas herë ka marrë ankesa nga klientë të saj të cilët pretendonin se kishin bërë pagesa nga 30 mijë lekë deri në 400 euro për të dorëzuar dosjet, ndërkohë që Çorati nuk pranonte fillimisht të kishte marrë para. Më pas në një rast konkret ai pranoi dhe kërkonte të largohej menjëherë nga puna.
Vetëm pas 6 ditëve janë gjetur dosjet e fshehura nga Erik Çorati dhe ka rezultuar se ka marrë rreth 51 mijë euro.
Fillimisht dëmin pranoi ta paguante i ati Erik Çoratit, Agroni. Por sipas Çoratit Eni Çobani vijoi të rriste dëmin që sipas saj ishte shkaktuar. Fillimisht Çobani ka thënë që shuma ishte 10 mijë euro, më pas 30 mijë euro dhe në fund mbi 50 mijë euro. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjen që ka shkuar në gjykatë. Në dosje është edhe dëshmia e Erik Çoratit, i cili teksa shpjegon të gjithë situatën sipas tij, thotë edhe se Eni Çobani e ka kërcënuar babain e tij se do ta vriste Erikun.
Ekstrakti i biznesit Eni Çobani
Komente


Eni Cobani eshte mashtruse dhe une Zana Bashllari kam bere Denoncim ne Drejtorine e Policise ne Tirane. Ne Ministrine e Drejtesise. Ne Prokurorine e Pergjithshme Por Denoncimet tona nuk merren parasysh. Sot denohet nje person qe ka vjedhur Hajduti Hajduten Zoti e denofte Ishallah se Drejtesia nuk funksionon
PërgjigjuIk moj eni me programin tend shihemi ne gjyq se e ke kthyer ne estrade duke cvatur hallexhijte
PërgjigjuJo vetem i xhvat por edhe tallet. Kur s ka drejtesi bihen viktime tek kjo mashtruse. Edhe une jam viktima.e kesaj plere. I erdhi zarfi me Euro nga Italia dhe ndryshoi theniet dhe veprimet
Duket kjo qe eshte njeri fallco , vetem njerzit naiv nuk e kuptojne. Sidomos kur flet eshte, haha kur thote kam respekt aty ja ben bam.
PërgjigjuKjo ben si engjell po esht njeriu me negativ qe ka shqiperia , plus zhvat lek po me dashnor e me tana te zezat i ka. A e pat dhe ate videon qe ofendonte dhe shante dy policet qe po i vinin gjobe pasi kishte parku ne trotuar. Esht e ulet si femer
Përgjigjukur ka dhe kjo lopa pellazge dashnor.
Avokatët janë subjekt që funksion me kasë fiskale. Fshehja e dosjeve, përveç vjedhjes së pretenduar, përbën edhe fshehje të të ardhurave nga avokatja që nuk ka lëshuar kupon tatimor. Nëse kjo do të lëshonte kuponin tatimor as nuk do vidhej dhe as njerëzit nuk do të mashtroheshin....
Përgjigjukjo edhe mua kjo gogolja kur i shkruajta nje koment ne fb nje here per ate dhe gjebrean qe jane 2 njerez fallco me shkruajti ne privat qe te mos guxoja me te shkruaja komnte te tilla se do e pesoja e me beri bllok. osht pesh e madhe kjo or teeej....te ha ate qe sthuhet
PërgjigjuMir ja bejne kesaj ftyr kali se nuk u ngop ndonjehere.marin nji hale pare dhe i fshehin per te mos paguar taksa e jan te paret qe e hapin halen per tu ankuar
Përgjigju