Sali Berisha iu përgjigj Edi Ramës nga bashkëbisedimi që zhvilloi me qytetarët, ndërsa kryeministri e cilësoi si e keqja më e madhe e këtij vendi. Në përgjigjen q ëi dha një qytetari, Berisha tha se Rama e ka nderuar me këtë epitet. Berisha vetë e pranon se ndaj tij ka pakënaqësi pasi mbron tezën se Shqipëria është narkoshtet. Ndërsa akuzoi Ramën se për të janë të mira vetëm krimi dhe droga.
“Më ka nderuar me këtë, sepse Rama dhe artopolantët e tij më konsiderojnë të tillë vetëm për një fakt se unë mbroj interesat e qytetarëve. Ju duhet të dini që sot ndaj Berishës ka pakënaqësi të madhe sepse unë para shqiptarëve dhe botës mbroj tezën se Shqipëria është një narko shtet. Këtë Rama bën gjithçka që ta denoncojë këtë qëndrim timin. Unë u them juve që ky përkufizim që i bëj Shqipërisë, nuk e bëj nga vetja ime, por e kanë bëtë analistë e gazetarë ndërkombëtarë. Rama paguan dhe ka mbrapa makinerinë e Soros që vazhdojnë betejën në mënyrën më të vendosur kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të diktatorit Rama dhe luftë kundër opozitës dhe Berishës, ndaj unë për Ramën jam e keqja më e madhe, sepse e mirë për ta është droga, krimi, spastrimi etnik i Shqipërisë, largimi i shqiptarëve. A keni dëgjuar ju ndonjë nga këta të shprehë këtë gjë me kaq trishtim”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
‘E keqja e këtij vendi’, Berisha i përgjigjet Ramës dhe e pranon: Ndaj meje ka pakënaqësi (edhe në Bruksel), mbroj tezën se Shqipëria është narkoshtet












