Një 31-vjeçar nga Patosi është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik droge. I arrestuari është Idajet Saliaj 31 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e L`Aquila, më datë 20.04.2020 i ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg". Maksimumi i dënimit është 24 vjet burgim.
Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
Komento