Në merkaton e kësaj vere që pritet të kapë shifra stratosferike ka hyrë edhe Paolo Dybala.
Argjentinasi pati një sezon ‘jo’, por në Francë, konkretisht te Paris SG, shihet si zëvendësuesi i Neymar i cili duket i destinuar të përfundojë te Barcelona. Sipas ‘RMC Sport’ për numrin 10 të Juventusit drejtori sportiv i Paris SG, Leonardo, pritet të bëjë një ofertë 50 mln euroshe.
Gjithsesi kjo shifër vlen sa për të nisur negociatat, pasi Juventus kurrsesi nuk mund të heqë dorë nga një lojtar i tillë për një shifër të kësaj natyre.
Komento